Pukë, shembet këmba e urës që lidh segmentin Qafë Mali – Fierzë
PUKË- Segmenti rrugor Qafë Mali - Fierzë rrezikon të ndërpritet si pasojë e dëmtimit të njërës nga urat sipër fshatit Dardhë, ndërkohë që përgjatë këtij segmenti tashmë është e pamundur lëvizja e mjeteve të rënda.
Reshjet e vazhdueshme dhe ngricat kanë bërë që të shembet njëra nga këmbët mbi të cilat ngrihet ura, duke marrë me vete dhe një panel të trasesë, ndërkohë që ndodhet në gjendje kritike dhe paneli tjetër, i cili nuk ka aftësi mbajtëse për ngarkesat e lëvizshme mbi urë.
Seksioni i qarkullimit rrugor në Pukë bën të ditur se specialistët e kanë vlerësuar urën si të paqëndrueshme, ndërkohë që nuk lejohet lëvizja e mjeteve të tjera përvec autoveturave të cilat duhet të lëvizin me kujdes.
Kjo urë, e cila tashmë qarkullohet vetëm me një sens lëvizje vlerësohet si e pasigurt për shkak të shembjeve të vazhdueshme.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)