E Shtunë, 31 Tetor 2026

“I fundmi i mjeshterve te sazeve”

Anisa Ymeri
Gerneta e tij ka jehuar per dashurise, por ka mpakur edhe dhembjen e njerezve te dashur te bashkeqytetareve te tij. Kabate e Usta Laverit, sic te gjithe i thone Laver Bariut, nuk mund te mos ndjellin kedo qenie njerezore, ne cdo kend te botes. Vitet e jetes i jane shtuar, portreti i tij eshte mplakur e fryma shpesh nuk i bindet. Permetaret krenohen me te! Madje, shqiptaret mburren e perfaqesohen pertej kufijve me gerneten e tij. Shume eshte shkruar e tingujt e tij kane perkedhelur miliona njerez kudo, ndersa nje liber per jeten e tij sapo ka pare driten e botimit. Autor eshte studiuesi permetar, Vasil Tole, por ai gati-gati “nuk e pranon” autoresine e kesaj vepre jete, duke ja lene ate punes se Usta Laverit dhe atyre ustallareve te tjere te sazeve. Tole na rrefen edhe nje dite te zakonshme te Laver Bariut, muzika e te cilit e ka shnderruar ne te pavdekshem qe ne te gjalle te tij. “Kafja e Gjergjit” ne Permet eshte edhe nje zyre e tij. Aty e takojne te gjithe ata qe e duan, dhe nese Ustai nuk eshte, askush nuk ulet ne tavolinen e tij, tregon Tole.
Udhe e gjate dhe e veshtire per te mberritur qe ky liber, per Usta Laverin, te shihte driten e botimit?
Pergatitja dhe botimi i ketij libri per Usa Laverin, te cilin e gjithe shoqeria dhe une si studiues e cmojme si te fundit nga mjeshtrit e medhenj te sazeve, mund te klasifikohet si nje lloj pune jete. Eshte nje liber, i cili nuk fillon sot e te mbaroje neser, por ka nisur dje e do te mbaroje ne te ardhmen, ne kuptimin qe eshte nje liber i hapur. Une kam nje histori te vecante njohjeje me te, si nje permetar, jemi rritur me mrekulline e gernetes se tij. E sot ka nje shprehje qe thote se Permetin e identifikojne nga Vjosa, nga guri i jashtezakonshem i qytetit dhe nga Usta Laveri, nga muzika e tij. E kam njohur qe nga mosha 8-9 vjecare per te vijuar pa shkeputje deri keto dite. Ne momente te vecanta si amator dhe admirues i tij dhe ne pjesen tjeter kjo e nderthurur me interesa studimore. Po s’mund te harroj ne asnje menyre dy vitet e punes sime ne Permet, pas perfundimit te studimeve te larta, si pergjegjes muzike. Per fatin tim, ato ishin edhe vitet ’87-’90-te, kur personaliteti i tij ishte konfirmuar edhe nderkombetarisht. Kam punuar me imazhin e tij, me regjistrime, me kontaktin jetesor, por duke qene edhe neper aktivitete me te. Ndaj, besoj, ne kete pikepamje eshte nje liber jete. Nje liber ka nje kosto te madhe. Por, do thosha se Usta Laveri eshte njeri me kosto, por eshte edhe njeri me vlera dhe me shume miq, te cilet nuk te lene pa mbeshtetjen e duhur financiare per te bere nje botim cilesisht te mire, te shoqeruar edhe me CD-ne, qe perfshin numrat e krijimet muzikore me te mira.
Te gjithe shqiptaret, edhe vocerraket i kane ndjere tingujt e gernetes se Usta Laverit. Ju, si studiues, mund te na tregoni se cila eshte rendesia me e madhe e tij, tejcuar ne pasurimin e kultures sone?
Laveri eshte personalitet! Bashke me personalitete te fushave te tjera do te regjistrohet ne historikun e kultures shqiptare, si i fundit nga mjeshtrit e sazeve dhe nje nga krijuesit kryesor te muzikes popullore qytetare. Sazet ka me se 100 vjet qe jane krijuar, dhe koincidoi hyrja e ketyre veglave me zhvillimin urban te qyteteve shqiptare, dhe qene sazet ato qe e krijuan muziken e ketyre qyteteve. Ishte nje sfide e jashtezakonshme, pasi duket qarte sa e veshtire eshte te lesh nje gjurme. Dhe ata arriten nje gje te madhe, krijimin e identitetit te muzikes qytetare dhe Usta Laveri eshte maja me e larte e kesaj kryepune ustallaresh dhe pa diskutim vazhdues i tradites se Selim Leskovikut te viteve ‘20-te, te Vangjel Leskovikut e Biblil Vlores etj.
Duke qene se ju e njihni prej dekadash, mund te na tregoni ndonje detaj te tij si njeri vec personalitetit te padiskutueshem muzikor...
Usta Laveri realizoi dicka shume te madhe, muziken qytetare shqiptare, dhe ishte i pashkolluar. Te gjitha arritjet e tij lidhen me ate potencial njohurish dhe tradite, qe familja e tij, ambienti shoqeror ja percolli. Dua te shkepus dy momente. I pari, qe ka te beje me nje krijim te madh te Usta Laverit, kenga “A kane uje ato burime”. E permend jo kot, pasi aty gjendet njeriu i madh sepse kjo kenge i kushtohet bashkeshortes se Ustait, te nderuaren Kano Nurka, qe u nda nga jeta para 2 vjetesh. Permes kesaj kenge, permes bukurise se frazes dhe melodise, veren se sa shpirt te ndjeshem ka ai. Permes portretizimit te bukurise se femres permetare e ka shnderruar ate ne nje perjetim emocional te bukurise se femres te te gjitha koherave. E jo me kot, kjo eshte nje prej kengeve pasaporte te formacionit te sazeve dhe ne si permetare jemi te nderuar qe produkte te lindura ne lokalitete jane shnderruar ne emblema kombetare dhe me gjere. Elementi i dyte, po aq i jashtezakonshem, jane kabate e Ustait, qe ne ne studimet tona i kemi quajtur koncerte te verteta me gernete. Nese kenga e pare mund te cilesohet si nje kryeveper e lirikes, kabate e tij jane kryeveper e dhembjes. Ai ka shoqeruar me gerneten e tij vdekjet e njerezve te dashur te permetareve. Ka qare me gernete ne ceremonite mortore dhe ne varret e tyre duke jua lehtesuar dhembjen njerezve, duke u shnderruar ne nje simbol qe do ta quaja mbinjerezor, i cili qendroi ne familjet e permetareve, duke i percjelle ata nga lindja deri ne varr. Kjo nuk eshte pak! Kjo eshte simbolika me e fuqishme qe mund te kete arti dhe Usta Laveri eshte sa nje gernetar i shkelqyer, sa personalitet qe kontribuoi ne lemimin dhe krijimin e kultures sone kombetare ne fushen e trashegimise shpirterore, sa nje kryefamiljar e baba i dhembshur, po ashtu nje qytetar i pare i Permetit. E te gjitha keto bashke e bejne te rrezatoje, duke e kthyer ate ne nje simbol te njeriut, i cili vjen me vlerat e tij, duke pare nga e ardhmja, por duke respektuar shume te shkuaren.
Po sot, si eshte nje dite e Usta Laverit?
Ditet e sotme te tij jane te mbushura me shume dashuri nga familjaret e tij. Por ka merzitjen e humbjes se bashkeshortes dhe te gjithe e ndjejne kete gje. Ne Permet, ai respektohet si shenjt! Duke mos lene aspak menjane dashurine e bashkeqytetareve te tij. Ka nje ritual, te cilin nuk e prish asnjehere! Nje pjese te kohes e kalon jo vetem ne shetitje, por edhe ne “lokalin e tij”, qe i thone lokali i Gjergjit ne Permet. Ne tavolinen ku rri ustai, nuk ulet askush kur nuk eshte ai, pra tavolina ka ate ose mbetet bosh. Kjo eshte edhe zyra e tij, ku te gjithe, qytetare te Permetit apo te tjere shqiptare e takojne. Institucioni i Usta Laverit eshte institucioni me i rendesishem momentalisht ne Permet.
Hera e pare ne skene, 1952
Jane regjistrime qe na cojne ne vitin 1952, si daljen e pare publike te Laver Bariut ne skenen e Festivalit Folklorik te Gjirokastres. Po publikisht u largua nga skena ne festivalin e vitit 2000. “Eshte nga me te jashtezakonshmit sa i takon respektimit te skenes, shprehet Tole, dhe per kete ka marre te gjithe meriten. Por sa kohe te marrim fryme, une e koleget e mi s’do te mund te reshtim se zbuluari ane te tij te jashtezakonshme, te ketij kryemjeshtri te muzikes sone. Eshte kenaqesi qe ai eshte gjalle, e i merr keto vleresime qe ne te gjalle te tij”, perfundon studiuesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›