Kastro ka dhene doreheqjen? E pamundur!
HAVANE - Kubanezet u zgjuan dje te habitur nga njoftimi per terheqjen e Fidel Kastros, qe ngjau me nje lekundje termeti, pas sundimit te tij gjysmeshekullor. "Fideli ka dhene doreheqjen? E pamundur! Jo....Komandanti i pergjithshem ka dhene doreheqjen!", therret nje i ri 20 vjecar. "E dinim qe kjo do te ndodhte, por tani qe eshte realitet na shokon", i drejtohet 20 vjecari gazetarit, qe i dha lajmin.
"Fideli eshte terhequr? Gjak fisnik, do te na vije keq", ironozon nje muzikant 27 vjecar, i cili eshte i bindur se asgje nuk do te ndryshoje ne Kube, megjithe largimin e tij. Prane nje stacioni autobusi, ku pret te niset, Juana Hernandez, 61 vjec, punonjese ne sektorin e ndertimit mbetet pa fjale. "Kjo nuk me pelqen. Fidel eshte lideri yne historik, cfare trishtimi, ai eshte me te vertete i semure," shfryn ajo, duke aluduar per konvaleshencen 19 mujore te udheheqesit kuban, per shkak te ciles ai i dorezoi pushtetin vellait Raul Kastro.
Alba, infermiere 67 vjecare shprehet: "Nuk e besoja se ai do te largohej ndonjehere nga pushteti, eshte e pabesueshme".
Ne mengjes, shume kubane ende nuk e kishin mesuar lajmin nepermjet mesazhit te Kastros dhene nga gazetat zyrtare, televizioni dhe radioja. "Megjithese pritej, lajmi me shtangu", pohoi nje ish-major i ushtrise. "Keto jane marifete politikanesh, nje tjeter do e zevendesoje", thirri i zemeruar nje ish-luftetar i gjymtuar ne lufte ne Angola.
Nje pjese e madhe qytetaresh kerkojne me kembengulje ndryshimet e premtuara nga Raul Kastro, i cili ka ndermarre nje fushate kombetare per t'i lejuar popullsise te shprehe pakenaqesine e saj, ndersa parlamenti mblidhet me 24 shkurt per te zgjedhur kryetarin e ri te shtetit. "Asgje nuk shkon mire, prandaj kerkojme ndryshime dhe masa konkrete dhe afatshkurtra", shpjegon Aida, inxhiniere 42 vjecare.
Njerezit presin ndryshime te medha, kryesisht ne transport, ushqim dhe strehim. Ata duan te shohin permiresimin, shprehet nje qytetare tjeter. "Ndryshimet kane filluar tashme, qe me semundjen e Kastros", thote nje shofer taksie. "Njerezit flasin me lirshem per problemet e tyre, ceshtjet e shendetesise dhe te edukimit, emblemat e revolucionit dhe shtypi i mbeshtet, kjo eshte gje e re", pohon nje 22 vjecar.
NGJARJET KRYESORE TE JETES SE FIDEL KASTROS
Me poshte vijojne ngjarjet kryesore te jetes politike te liderit kubanez, Fidel Kastro, i cili u terhoq sot pas afro nje gjysme shekulli ne drejtim te Kubes.
13 gusht 1926 - Fidel Kastro Ruz lindur ne fshatin lindor kuban Biran, ishte i biri i nje pronari te madh tokash, i lindur ne Spanje.
26 korrik 1953 - Kastro drejton kryengritjen e armatosur kunder diktatorit ushtarak, Fulgencio Batista dhe arrestohet pas deshtimit te sulmit ndaj Moncada Barracks ne Santiago de Cuba.
maj 1955 - Kastros, i cili theksoi se "Historia do te me shfajesoje" gjate procesit te tij gjyqesor, i jepet amnistia dhe largohet nga burgu per ne Meksike.
2 dhjetor 1956 - Kastro dhe 81 aspirante revolucionare mberrijne ne Kube ne bordin e anijes "Granma". Pjesa me e madhe e tyre shpartallohen, por 12 te mbijetuar -- perfshire Kastron, vellai i tij Raul Kastro dhe argjentinasi Ernesto "Che" Guevara -- rigrupohen ne malet e Sierra Maestras, ku fillojne nje lufte guerilje.
1 janar 1959 - Batista largohet per ne Republiken Domenikane.
8 janar 1959 - Kastro hyn ne Havana pas nje udhetimi triumfues ne Kube. Si "Comandante" suprem i forcave te armatosura, ai fillon transformimin politik, ekonomik dhe social te Kubes, duke filluar reformat agrare dhe shtetezimin e pjeses me te madhe te bizneseve te huaja dhe lokale.
13 shkurt 1959 - Kastro emerohet kryeminister.
3 janar 1961 - SHBA-ja nderpret marredheniet diplomatike me Havanen.
16 prill 1961 - Kastro shpall revolucionin e tij socialist.
19 prill 1961 - Kastro drejton trupat kunder perpjekjes se deshtuar per pushtim te kubanezeve te emigruar te perkrahur nga SHBA-ja ne Gjirin e Derrave.
7 shkurt 1962 - Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendosin sanksione te plota ekonomike.
tetor 1962 - Kriza e raketave. Prania e raketave sovjetike ne Kube shkakton mosmarreveshje midis Moskes dhe Uashingtonit. Shume persona i tremben nje lufte berthamore, por Bashkimi Sovjetik vendos te terheqe raketat pasi presidenti amerikan, Xhon F. Kenedi vendos bllokade detare.
tetor 1965 - Kastro themelon partine e re komuniste kubaneze dhe emerohet si Sekretari i Pare.
1971-80 - Kastro viziton Kilin, Panamane dhe Nikaraguan per te mbeshtetur qeverite e qendres se majte atje.
1975 - Kastro dergon trupa ne Angola per te ndihmuar qeverine e qendres se majte, te luftoje rebelet e perkrakur nga afrikano-jugoret.
1976 - Kastro behet president, nje vendim i ratifikuar nga Asamblea Kombetare e sapokrijuar.
vere 1980 - Porti Mariel. Kuba lejon eksodin e 125.000 kubanezeve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kryesisht nepermjet portit Mariel.
1991 - Rrenimi i Bashkimit Sovjetik, e fut Kuben ne nje krize ekonomike.
14 gusht 1993 - Qeveria e Kastros i jep fund ndalimit te perdorimit te dollarit amerikan, nje nga hapjet e kufizuara ekonomike, qe qeveria thekson se kane si objektiv ruajtjen e revolucionit.
5 gusht 1994 - Qindra banore te Havanes rebelohen ne traziren me te madhe anti-Kastro, qe nga koha e revolucionit.
gusht-shtator 1994 - Me shume se 35.000 persona largohen nga Kuba me varka gjate krizes se veres, duke nxitur nje marreveshje per emigracionin me SHBA-ne, per te lejuar nje minimum prej 20.000 vizash per hyrje te ligjshme ne vit per kubanezet.
24 gusht 1996 - Gjuajtesit kubaneze MiG rrezojne dy avione te vegjel amerikane ne Ngushticen e Florides, qe i perkisnin grupit kubanez "Brothers to the Rescue". Kater persona humben jeten.
21-25 janar 1998 - Kastro mirepret papa Gjon Palin, ne viziten e pare te nje pape ne Kuba.
25 nentor 1999- 28 qershor 2000 - Saga per kujdestarine e Elian Gonzalezit. Kastro fillon nje fushate masive anti-SHBA-se per rikthimin e nje gjashtevjecari kubanez, i shpetuar diku larg brigjeve amerikane, pasi i kishte mbijetuar mbytjes se nje anijeje, qe i mori jeten nenes se tij. Elian u kthye perfundimisht ne Kube.
23 qershor 2001 - Pas nje fjalimi prej dy oresh ne nje manifestim publik, Kastros i bie te fiket per shkak te lodhjes dhe diellit.
12 qershor 2002 - Kastro drejton marshimin e nje milione kubanezeve, pergjate bregdetit te Havanes ne fushaten per te mbrojtur sistemin socialist, perballe rritjes se desidenteve dhe presionit amerikan.
26 qershor 2002 - Kuba e deklaron socializmin si te "pakthyeshem" ne amendamentin kushtetues te miratuar nga Asambleja Kombetare.
18 mars 2003 - Kastro ndermerr masa ndaj desidenteve: burgosen 75 aktiviste prodemokracise dhe gazetare te pavarur, gje qe nxiti kritiken e nderkombetareve.
20 tetor 2004 - Kastro thyen gjurin e majte pas nje renieje pas fjalimit ne shkallet e mazeuleumit te Che Guevaras ne Santa Klara.
31 korrik 2006 - Kastro detyrohet te dorezoje drejtimin e pushtetit vellait te tij Raul, pasi i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale per te ndaluar rrjedhjen e gjakut ne zorre e shkaktuar nga nje semundje e pazbuluar.
29 mars 2007 - Kastro fillon te shkruaje artikuj lidhur me ceshtjet kryesore te botes, duke sulmuar kryesisht qeverine amerikane.
17 dhjetor 2007 - Kastro le te nenkuptoje se mund te largohet nga pushteti, ose te bllokoje futjen e lidereve te rinj ne nje mesazh te lexuar ne televizion.
19 shkurt 2008 - Afro 19 muaj qe nga dalja e tij e fundit ne publik, Kastro deklaron se nuk do te kthehet si kreu i shtetit dhe i qeverise.