E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri fjalepake per gerneten e Ustait

Anisa Ymeri
Liber fjalepake! Mund fare mire te kishte arritur ne qindra faqe monografia per Usta Laver Bariun, por ja qe autori, studiuesi Vasil Tole, ka shkuar shkurt per te fundmin e mjeshtrave te medhenj te sazeve. Gjithcka nis me jeten e tij, ku mund te gjenden jo pak copeza interesante. Per te vijuar me vlerat e medha, dhe kontributin teper te cmuar per trashegimine tone shpirterore. Shume vite pune dhe pse jo, nje ndjenje frike duket se e ka shoqeruar autorin, duke e bere ate te mbledhe materiale nxitimthi, por te shkruaje ngadale. Studiuesi Tole rrefen se, “dokumentet qe permbajne copeza kujtimesh, regjistrime, fotografi kane nisur te grumbullohen qe prej vitit 1995”. Dhe vetem tani, 13 vjet me vone, ai mundi te shnderrohej ne nje liber, qe nuk i ngjan te tjereve. Jane imazhet ato qe shoqerojne thuajse cdo faqe te tij. E jo vetem kaq!
Si mund te kuptohen fjalet qe thuren per te, pa tingujt e gernetes, qe e shnderroi ne te pavdekshem qe ne te gjalle te tij. Monografia per Ustain e muzikes shqiptare shoqerohet edhe me nje CD, ku jane permbledhur me te ndjerat e me perfaqesueset krijime te tij. Sikunder rrefen Tole: “Kjo CD eshte kodi per te zberthyer librin, dhe ajo mbart vlera te padiskutueshme qe libri bashke me CD-ne do te sherbeje si nje pike referimi qe kjo pjese e kultures shpirterore e popullit shqiptar”.
Perzgjedhje materialesh qe nuk ka qene aspak e lehte per autorin Vasil Tole. Por, ai rrefen: “Jam perpjekur qe ne perzgjedhjen e materialeve te CD-se, qe bashkeshoqeron librin, te marr ne konsiderate si reagimet nder vitet te popullit per vlerat me te mira te krijuara, por te jete perfaqesues jo vetem i Usta Laverit. Te jete edhe perfaqesues i emrave te larte, me te cilet ai ka bashkepunuar”. Ndaj edhe ne CD, duke nisur prej regjistrimeve te vitit 1952, do te gjenden emrat e jashtezakonshem te Sazeve te Radio Tiranes, te Behije dhe Sulo Rocit, por “Mora rrugen per Janine”, kenge e mrekullueshme e ciftit Mentor Xhemali dhe Ylli Zeqiri, qe shoqerohen nga kabaja etj. Nje vend teper te rendesishem s’kane se si te mos zene kabate, sic shprehet Tole: “Kabate e Ustait, te cilat jane teper mjeshterore dhe jane nje shkolle e madhe”.
Liber pa cmim
Ne pjesen e pasme te kopertines libri nuk ka cmim. Jo vetem pse nje veper e tille jete nuk mund te cmohet lehte, por edhe pse eshte nje liber qe ka per qellim percimin e asaj pjese te identitetit kulturor qe zene sazet. I pacmuar edhe pse ne te mblidhen me se nje dekade pune e autorit, studiuesit Tole, mbi ato dekada te tjera pune te Usta Laverit dhe te tjereve qe pershkuan rruge para tij a bashke me te. Tole shprehet se, “nuk eshte ne liber e botuar per komerc, pra per perfitime. Do te jete i shperndare te dashamiresit, dhe neper biblioteka, qe te kene edhe ato kete vlere te madhe. Per me teper qe ky liber nuk ka cmim, edhe pasi eshte nje pune shekullore e Ustait dhe shokeve te tij”.

Promovimet e tij
Figura e tij eshte nje institucion, ndaj edhe eshte zgjedhur pikerisht salla e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit per ta promovuar kete liber. “Usta Laver Bariu” - i fundit nga mjeshtrit e medhenj te sazeve, mes miqsh dhe personalitetesh do te promovohet me 28 shkurt, ora 18:00. Ndonese sikunder rrefen autori Vasil Tole, ai mund te promovohet ne cdo shtepi shqiptare, pasi ai eshte pjese e tyre. “Por prezantimi qendror do te jete ne Teatrin e Operes, ne prezence te elites shqiptare”, tregon ai. Per te vijuar me nje promovim ne Permet, me 2 maj, kur eshte edhe ditelindja e Ustait. S’do mbese me kaq sipas gjasave, pasi Tole shprehet se “do i pergjigjemi kerkeses se miqve tane ne Kosove me nje promovim libri atje. Tanime Kosova eshte shtet, e me pare, gerneta e tij ka shkelur shume shpesh, ndaj edhe ata e mirepresin”.

Kush eshte Laver Bariu
Usta Laver Bariu lindi ne Permet, me 2 Maj 1929. Djali i Bariut, kengetarit popullor dhe interpretuesit ne llahute, tregoi qe i vogel dhunti natyrale per t’u marre me veglat muzikore te thjeshta te cilat i sajonte vete nga deget e pemeve apo edhe nga kallami i grurit etj. Familja e tij ishte e lidhur ngushte me muziken. Pervec te atit, Bariut, muziktar i shquar ne llaute dhe si kengetar, ne kujtesen e Usta Laveri, del here pas here edhe imazhi tingullor i gjyshit te tij, Nurka te cilin bashkekohesit e cmonin si nje mjeshter ne violine. Ustai kujton: “...ne fillim shkova nga shtepia ne dyqanin e kasapit, dhe atje mora nje cope mbeturine te brendshme qe ishte hedhur tutje. E lava dhe e thava ne diell, dhe e fryva si nje gajde. Bera edhe pipa kallami te vegjel, dhe i ngula edhe ato ne trup. Kjo ishte gajdja ime me ere te keqe”. Me vone...I thashe babait: “Me bli nje klarinete ose do te hidhem ne lume”! Ai e pa sa serioz isha, dhe keshtu fillova ti bija nga pak klarinetes”. Ne vitin 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane, e pasketaj me 1966 regjistron ne Radio-Tirana vec te tjerash edhe tri kaba permetare me klarinete, per ta vazhduar punen cilesore me sazet e tij per te gjithe kohen. Ka marre pjese ne te gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombetare duke qene figura dhe formacioni qendror muzikor i qytetit dhe rrethit te Permetit. Ne vitin 1977, se bashku me Remzi Lelen-Cobanin dhe Mentor Xhemalin, interpretojne dhe regjistrojne te gjitha materialet muzikore popullor te filmit “Gjeneral gramafoni”, me regji te Viktor Gjikes. Ne Mars te 2001, per meritat e tij dekorohet nga Presidenti i Republikes me urdherin “Mjeshter i madh i punes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›