E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjendet automatiku me 56 fishekë, arrestohet



Shkodër – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin Ndue Ndrezaj, lindur në fshatin Shalë të Dukagjinit dhe banues në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Sipas të dhënave policore, arrestimi i tij u bë pasi pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ai po qëllonte me armë në oborrin e banesës së tij. Pas kontrollit të ushtruar brenda saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatik model 56, një sasi fishekësh si dhe disa gëzhoja të qëlluara prej tij.

12 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›