Bosh: “Të hartohet ligj për Konferencën Gjyqësore”
Përfaqësuesi i OSBE-së diskuton me Spahiun dhe magjistratët për etikën e gjyqtarëve. Spahiu: “Do të ndryshojmë rregulloren për etikën e gjyqtarëve”
Laureta Rryçi
Tiranë - Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, vlerësoi se funksionimi i Komisionit të Etikës dhe riorganizimi i Konferencës Kombëtare Gjyqësore do të jenë kontribut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Deklarata u bë dje gjatë një seminari për etikën e gjyqtarëve, ku ishin të pranishëm zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu dhe disa magjistratë. Të pranishmit dhanë mendimet e tyre për realitetin mbi etikën nëpër gjykatat e vendit dhe nismat ligjore që duhet të ndërmerren për përmirësimin e imazhit të Gjyqësorit.
Deklaratat
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi Konferencën Gjyqësore, me gjithë rëndësinë e tij, ende nuk po zbatohet. Këtë ia ka kujtuar dje ambasadori i OSBE-së ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili ka marrë përsipër ta hartojë vetëm me mendimet e specialistëve të tij ligjin e ri për funksionimin e kësaj konference. Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se Konferenca Gjyqësore është shumë e rëndësishme për Gjyqësorin dhe nuk duhet të kalojë shumë kohë pa pasur një funksion të këtij institucioni. “Pasja e një shteti ligjor është pjesë integrale e shtetit të së drejtës. Në Shqipëri nuk funksionon Komisioni i Etikës dhe në mungesë të ligjit nuk funksionon edhe Konferenca Kombëtare Gjyqësore, ndaj ngritja e këtyre shtyllave do të forcojë sistemin e drejtësisë. Pavarësia e Gjyqësorit dhe dhënia e vendimeve të drejta janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Tingëllon si sarkazëm t’ju themi se çfarë duhet të bëni, pasi ju e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni”, - tha Bosh. Ndërsa nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, theksoi rëndësinë e respektimit të Kodit të Etikës nga gjyqtarët. “Që pushteti gjyqësor të arrijë këtë duhet të jetë prestigjioz, duhet të ketë prestigjin dhe autoritetin e vet përballë publikut. Dhe mënyra e vetme që pushteti gjyqësor të mundet të arrijë këtë nivel dhe standard pavarësie është shumë e rëndësishme që të ekzistojë besimi i publikut, pse jo dhe besimi i pushteteve të tjera tek pushteti gjyqësor”, - tha Spahiu.
Magjistratët
Edhe magjistratët, që ishin të pranishëm, dhanë mendimet e tyre në lidhje me çështjen që po diskutohej. Ata u shprehën se ishin të kënaqur për vendimet e fundit të KLD-së mbi vendin që po u jep magjistratëve në këtë pushtet. Vetëm tri ditë më parë, KLD-ja, në mbledhjen e saj të radhës, shpalli 11 vende vakante posaçërisht për magjistratët. Ndryshe nga radhët e tjera, kësaj here anëtarët e Këshillit ranë dakord se para se këto vende t’i dërgoheshin presidentit për dekretim, më parë të konsultoheshin me vetë magjistratët që do të punojnë në këto vende.
Masakra e Qafë-Gjashtës, vijojnë dëshmitë për ngjarjen
Tiranë - Masakra e Qafë-Gjashtës ka vijuar dje me dëshmitë e radhës mbi ngjarjen. Fenomeni i mungesës së avokatëve mbrojtës është përsëritur në seancën e radhës ndaj të akuzuarve si autorë të masakrës së Qafë-Gjashtës gjatë trazirave të ’97-s në afërsi të Sarandës. Seanca nisi me debate mes gjyqtarit Fran Prendi dhe avokatëve mbrojtës, që sipas tij, po bëhen shkak për pengimin e procesit. Mungesa e njërit prej avokatëve e detyroi trupin gjykues të caktojë një tjetër avokat për rifillimin e procesit brenda ditës. Gjykata mori dëshminë e dy personave, ku njëri prej tyre, që vuan dhe dënimin në burg për një tjetër vrasje, Robert Gërdhuqi, tha se gjatë masakrës në të cilën u vra dhe me pas u dogj Gjergji Mehmeti si dhe u mbajt peng e u torturua polici Edi Alia, kishte njohur vetëm njërin nga të pandehurit, Eduard Cipën. Ndërsa theksoi se mbante mend se kishte parë një makinë që po digjej dhe njerëz të paidentifikuar përreth. Në seancë gjithashtu u dha dhe një dëshmi tjetër nga ish-polici në Zyrën e Antiterrorit Vlorë, gjatë vitit 1999, Myzafer Elezi, i cili dëshmoi para gjykatës bisedën gjatë marrjes në pyetje që i kishte bërë vite më parë njërit prej të pandehurve dhe që sipas tij i kishte rrëfyer se të gjithë të akuzuarit për këtë ngjarje të rëndë, 11 personat, janë të implikuar në këtë masakër.
12 Mars 2009