E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasja me armë, hajdutët braktisin veturat e vjedhura

Dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe dy personave, gjenden tri mjete të vjedhura që nuk i ndaluan policisisë në postbllok


TIRANE- Përplasja e fundit me armë e policisë me dy persona, një prej të cilëve mbeti i vdekur, tremb vjedhësit e automjeteve. Në tri raste vjedhës automjetesh, dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit të policisë me dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur, policia ka regjistruar tri automjete të braktisura. Për koinçidencë automjetet e braktisura janë regjistruar, pas ndjekjes së të dyshuarve nga ana patrullat e policisë.


Dhe po kështu mjetet janë gjetur të braktisura në territorin e Komisariatit të Policisë nr.5, në Kamëz, ku mjetet ishin braktisur në të tri rastet pas kërkesës së patrullave për drejtuesit e mjeteve për të ndëluar. Duket se ngjarja e fundit ku policia u përplas me armë, ka ndikuar jo pak në krijmin një klime frike tek persona të ndryshëm të përfshirë në veprimtari të ndryshme me tendenca kriminale si vjedhje banesash apo automjetesh.


Tri veturat mësohet se janë gjetur përkatësisht në afërsi të hyrjes së Kamzës, në zonën e Paskuqanit dhe një tjetër jo shumë larg qendrës së Kamzës. Veturat ishin vjedhur përkatësisht njëra në territorin e komisariatit të Policisë nr.6, në Kombinat dhe ishte me targa të Durrësit.


Vetura e dytë ishte me targa të Krujës dhe është konstatuar se ishte vjedhur në territorin e komisariatit të Policisë nr.2, ndërsa e fundit mësohet se është vjedhur, po në Kamëz. Pavarësisht se policia ka arritur të bllokojë mjetet e vjedhura, personat e përfshirë kanë mundur të largohen.


Pavarësisht këtij fakti, mësohet se policia ka mundur të ngrejë dyshime konkrete mbi persona të mundshëm të përfshirë në këto ngjarje. Ndërkaq nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e automjeteve të vjedhura dhe më pas të braktisura, ekspertët kriminalistë kanë mundur të gjejnë gjurmë të ndryshme që mendohet se janë të vlefshme për hetimin.


Por pavarësisht këtij fakti gjumët nuk janë direkte por rrethanore. Sipas burimeve të hetimit të komisariatit të Policisë nr.6 dhe nr.2, ekspertët kriminalistë kanë konkluduar se në timon dhe në sedilje e vende të tjera, nuk kishte gjurmë gishtërinjsh të vlefshme, që mund të bënin identifikimin e autorëve të mundshëm të vjedhjeve.


Pavarësisht kësaj, hetuesit e policisë së kryeqytetit thonë, se kanë disa persona të dyshuar konkretë, në lidhje me këto ngjarje, ndërsa pistat hetimit janë përqëndruar në një drejtim të vetëm. Një dyshim i tillë i specialistëve antikrim, është ngritur për shkak se në të tri rastet drejtimi i dërgimit të mjeteve ka qenë thuajse i njëjtë ndërsa hetuesit dyshojnë se edhe personat mund të jenë të njejtët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›