E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjithë shteti në gatishmëri të plotë në mbështetje të banorëve në nevojë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndjek nga afër situatën në fshatrat edëmtuar nga përmbytjetKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndoqi dje nga afër situatën fshat më fshat nëkomunat e prekura nga përmbytjet, në rrethin e Shkodrës. Kryetarja e Kuvendit e shoqëruar nga deputetët e qytetit, ka takuar banorët e këtyre zonave ku konfirmoi se i gjithë shteti në nivel qendror e lokal është në gatishmëri të plotë orë pas ore në mbështetje dhe ndihmë të tyre. Kryetarja e Kuvendit shprehu një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për forcat e ushtrisë, policisë, bluzat e bardha të shëndetësisë,  punonjësit e drejtorisë elektrike të rrethit, si dhe ata të mirëmbajtjes së kanalizimeve,të cilët treguan solidaritet dhe punuan me përgjegjësi të jashtëzakonshme për përballimin e situatës. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi organizimin e menjëhershëm të punës së pushteti qendror dhe atë vendor së bashku Shtabin e Emergjencës pranë prefektit, të cilët ndërmorën çdo masë të nevojshme për të ndihmuar banorët. Gjatë bisedave me banorët e fshatrave, Kryetarja e Kuvendit u kërkoi atyre mirëkuptim për të bashkëpunuar me forcat e ushtrisë dhe policisë për një zbatim sa më efikas të planit të evakuimit në orët në vijim. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi vendosjen e urës së Belit që lidh fshatin Goricë me fshatin Muriqan dhe që ka bërë të mundur nxjerrjen nga izolimi të banorëve të fshatit Obot, si dhe falënderoi gatishmërinë për shpërndarjen e ndihmave për banorët e kësaj zone....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›