E Shtunë, 31 Tetor 2026

I grabisin te atin Obi Mike apel per ndihme

Nuk mjafton rruga e gjatë dhe e vështirë për të siguruar një vend në skuadrat e mëdha të Europës, pasi lojtarët që vijnë nga vendet e pazhvilluara të Afrikës duhet të përballen me frikën për grabitjen e pjestarëve të familjes së tyre. Me këtë dramë po përballet mesfushori nigerian i Chelsea, John Obi Mikel babai i të cilit është zhdukur prej tre ditësh, ndëtrsa policia dyshon se ai është grabitur.

Futbollisti 24-vjecar e mësoi ngjarjen të dielën, por megjithë frikën për të afërmin e tij zbriti në fushë në ndeshjen e parë të kampionatit anglez kundër Stoke City. Menjëherë pas ndeshjes, agjensia që kuron të drejtën e imazhit të lojtarit publikoi lajmin, ndërsa në një intervistë për “Sky Sport”, Obi Mikel ka apeluar për lëshimin e babait të tij.

"Kushdo që ka babain tim apo di dicka për të, lutem që të më kontaktojë. Shpresoj që ai të jetë mirë dhe të lirohet. Ju lutem! Ai është një burrë i vjetër dhe nuk i ka bërë askujt keq në jetën e tij”, ka thënë mesfushori, i cili është dhe një nga lojtarët afrikanë më të paguar.

Pikërisht, rrëmbimi për të kërkuar shpërblim është një nga pistat kryesore që po ndjek policia. Kjo nuk është hera e parë që një i afërm i një futbollisti afrikan rrëmbehet. Në 2008, vëllai i mbrojtësit Nigerian të Everton Joseph Yobo u rrëmbye dhe u lirua pak ditë më pas, por asnjëherë nuk u mësua nëse lojtari pagoi shumën e kërkuar nga keqbërësit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›