Liga e Kampioneve Bayern e Vilareal per prestigj

Bajerni i Mynihut debuton sot në mbrëmje në sezonin e ri të Ligës së Kampioneve, pasi do të luajë në “Allianz Arena” ndeshjen e vajtjes për turin e fundit paraeliminator të kompeticionit të më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Gjermanët, të cilët do të presin dhe finalen e Champions zbresin në fushë si favoritë kundër zvicerianëve të Zyrih, ndërsa për këtë sfidë trajneri Jup Heinkens do të ketë në dispozicion Arjen Robben.
Hollandezi mungoi në dy javët e para të Bundesligës për shkak të një dëmtimi, por kundër Zyrih do të jetë në fushë nga minuta e parë, duke u kthyer në një armë më shumë për formacionin bavarez, I cili kërkon të kapë trenin e fundit për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Një ndeshje tjetër e rëndësishme e mbrëmjes së sotme në Champions është ajo mes Odenses dhe Villareal.
Vendasit danezë kërkojnë të hyjnë në histori me kualfikimin e parë për në grupet e Ligës së Kampioneve. Por për të aarritur këtë objektiv, vendasve iu duhet një fitore e sigurt në fushën e tyre, pasi në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Spanjë, Villareal është favorit absolute.
Në sfidat e tjera që do të luhen sot në mbremje, Dinamo e Zagrebit do të presë suedezët e Malmoe, Makabi Haifa do të luajë kundër belgëve të Genk, ndërsa polakët e Visla e Krakovës do të përballen me qipriotët e APOEL Nikosia.
Nertan Prifti