Digjen fondet Malawi Madonna premton 15 mln

Një vit më parë kjo fushë e zbrazët e Afrikës mbushi edicionet e lajmëve në mbarë botën: Madonna së bashku me drejtuesen e njohur të talk shoët amerikan Oprah Winfrey u bashkuan në iniciativën për tu ardhur në ndihmë një brezi të tërë afrikanesh në nevojë, që të arsimohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Nën duartrokitjet e banorëve vendas dhe e përshëndetur nga mbarë komuniteti ndërkombëtar këngëtarja e famshme, mbretëresha e popit, vendosi gurin e themelit jashtë kryeqytetit të Malawi-t për projektin 15 milion dollarë, Akademinë për vajzat.
"Bashkohu me Madonnën për zhvillimin e Malavit. Tregoni mbështetjen tuaj për t'i dhënë fund varfërisë dhe vështirësive të 2 milion jetimëve dhe fëmijëve të pambrojtur në Malawi", thuhet në faqen zyrtare në internet për projektin Raising Malawi.
Por më shumë se një vit pas vënies së gurit të themelit, toka mbetet edhe më djerrë se më parë. Drejtuesit e projektit u dëbuan vitin e kaluar për keqmenaxhim të zonës. Çmimet e ushqimeve në Malawi janë rritur në mënyrë dramatike vitin e kaluar, duke çuar në protesta në shkallë vendi dhe fermerët thonë se nëse toka është braktisur, ajo duhet të përdoret për kultivim.
Ndërsa Madonna përgëzoi potencialin e arsimit dhe të rolit të shkollës në iniciativën e saj, fushat këtu zor se shohin investimin disa miliarda dollarë për të cilin këngëtarja dhe shumë të tjerë ëndërruan. Zor se ka ndonjë ndryshim dramatik për projektin të thonë në zonë duke nënkuptuar se sipas të gjitha gjasave, këto fusha do të mbesin pikërisht kështu– fusha të zbrazëta ëndrrash.
Delina Bitraku