Seria A, zhvillohen dy nga ndeshjet e prapambetura
Bolonja-Atalanta është mbyllur në barazim 2-2, ndërkohë që edhe përballja mes Xhenoas dhe Barit është mbyllur në barazim, 1-1.Bolonja ishte e para që kaloi dy herë në avantazh me anë të Marko di Vaios, ndërkohë që Atalanta shënoi me Manfredinin dhe Çevanton. Me këtë pikë Bolonja renditet e 17-ta me 20 pikë, ndërsa Atalanta një vend poshtë saj me 17 pikë.Në ndeshjen tjetër Bari ishte i pari që kaloi në avantazh që në minutën e katërt me anë të Barretos, por Xhenoa barazon me Milaneton në pjesën e dytë. Bari ruan vendin e nëntë me 29 pikë, ndërsa Xhenoa renditet në vendin e 11-të me një pikë më pak.