“I harruari” kap vrasësin, “punonte” për 200 mijë lekë
24/05/2009 Flamur Hida u kap në operacionin tek “Komuna e Parisit”, sekuestrohen edhe armë
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar një person që dyshohet si vrasës me pagesë për vite me radhë, por edhe si një ndër ekzekutorët e biznesmenit italian Stefano Rossi, ky i fundit i vrarë në vitin 1998 në Kombinat. Burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit thanë se në sajë të një operacioni të koduar “I harruari”, është mundur të kapet pas 11 vjetësh shtetasi 29 vjeçar Flamur Hida ose siç njihet ndryshe me pseudonimin “Lenci”, i cili akuzohet për një sërë veprash penale, duke filluar nga vrasja e disa personave, por edhe në grabitjen e disa qendrave tregtare si dhe pronave të ndryshme në Tiranë e rrethe të tjera. Policia dyshon se merrte nga 200 mijë lekë për një vrasje. Prej vitesh Hida njihej në kryeqytet si i forti i Yzberishtit. Mësohet se gjatë zhvillimit të operacionit në një vilë që ndodhet tek “Komuna e Parisit” është arrestuar edhe vëllai i të sipërcituarit, që sipas policisë quhet Fatmir Hida. Nga verifikimet e kryera ky i fundit rezulton se nuk është i implikuar në krimet që ka kryer vëllai i tij, por ekspertët e policisë e akuzojnë atë për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Kontrollet e akuzat
Kjo akuzë është ngritur ndaj tij, menjëherë pas kontrollit të imtësishëm në banesë, ku efektivat e policisë konstatuan një arsenal të madh armësh, si tre pistoleta, një pistoletë elektrike, një automatik tip Skorpion, plumba të kalibrave të ndryshëm si dhe një sasi të madhe parash. Aktualisht të gjitha këto armë janë dërguar në laboratorin kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, të cilat do i nënshtrohen disa ekspertizave shkencore, pasi mendohen se me këto armë i shumëkërkuari Flamur Hida, ka kryer edhe vrasje të tjera. Çelësi i suksesit për policinë e Tiranës mund të konsiderohet dëshmia e dhënë nga i pandehuri Fatmir Avdillari, i cili u arrestua 15 prill të këtij viti pasi vrau në Tiranë emigrantin Ardian Tahiri. Burime pranë policisë së kryeqytetit thanë se gjatë dëshmisë së tij Avdillari përveç rrethanave të vrasjes së Tahirit ka treguar para hetuesve edhe disa detaje mbi vendndodhjen e shtetasit të shumëkërkuar Flamur Hida. Menjëherë pas kësaj një grup agjentësh janë vënë në lëvizje, ku për gati një muaj kanë mbledhur informacion mbi lëvizjet e vëllait të të shumëkërkuarit si dhe mbi vendndodhjen e bazës ku ata fshiheshin. 29-vjeçari Hida, në bazë të vendimit të gjykatës Tiranë në vitin ‘98 është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e shtetasit italian Stefano Rossi, krim ky që ai e ka kryer në bashkëpunim me shtetasin Nazmi Avdillari, i dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hida në 2002-in është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 20 vjet burgim, për veprat penale të “vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim”, ndaj shtetasve Bedri dhe Agim Ago. Ndërsa me vendimin e datës 18 korrik 2007, Flamur Hida është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për plagosjen e shtetasit Aqif Lami.
Sekuestrimet
1. Automatik tip Skorpions
2. Pistoletë Zastave.
3. Dy silenciatorë
4. Pistoletë BELGIUM
5. Pistoletë BERETA
6. Pistoletë elektrike
7. 106 copë fishekë pistolete
8. Një kallëp tritoli me kapsollë.
9. Një certifikatë