I jepet lamtumira e fundit, viktimave të ortekut në Restelicë
RESTELICË- Pasditen e sotme iu është dhënë lamtumira e fundit, nëntë viktimave të tragjedisë që goditi Restelicën.
Fisi Reka jetonin afër njëri tjetrit, por tani nuk janë më. Nëntë pjesëtarë të familjes Reka vdiqën brenda dite. Ata i zuri brenda shtëpive një ortek i borës i ardhur nga Bjeshkët sipër shtëpive.
Amsera Reka, 5 vjeçe, është e mbijetuara e vetme e Tragjedisë së Restelicës, ku nëntë persona vdiqën si pasojë e një orteku bore, derisa një 20 vjeçar dyshohet se vazhdon të jetë nën gërmadha, dhe policia ka prerë shpresat ta gjejë të gjallë.
Forcat e sigurisë kanë vijuar dhe sot kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të familjes Reka Reka, që dyshohet se gjendet nën gërmadhat e shkaktuara nga orteku i së shtunës.
Operacioni pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme me të njëjtin itensitet, konfirmon komandanti i operacioneve të kërkim shpëtimit në FSK, Mehmet Lladrovci i cili thotë se janë bërë gërmime shumë të mëdha dhe se operacioni do të vazhdoj deri në gjetjen e personit të fundit.
(el.me/BalkanWeb)