E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqipëria digjet nën dëborë, Saliu krihet para TV

TIRANË- Kreu i opozitës, Edi Rama ka ironizuar daljet e kryeministrit të vendit Sali Berisha, në një situatë kur Rama e vleëson si emergjente për situatën e krijuar në vend nga bora.

“E paturpshme, Shqipëria digjet nën dëborë Saliu krihet para TV duke molloisur për Azerbajxhanin paradite e për Zogun e Hoxhën paradarke!”,- shkruan Rama në faqen e tij personale në Twitter.

Kreu i opozitës akuzon kryeministrin Berisha se nuk qëndron në krye të operacioneve të emergjencës, ndërkohë që thekson se qeveria po turpëron përditë shqiptarët.

“Cili Kryeministër në botë me vendin në këtë hall nuk do rrinte sot 24 orë në krye të operacioneve të emergjencës po do merrej me mufka si Saliu sot? Ky Kryeministër po e turpëron përditë shoqërinë tonë me nivelin e ndërgjegjes, logjikës dhe politikës së tij qorre e shurdhe ndaj halleve të vendit!”,- reagon Rama.

Kryeministri Berisha paraditen e sotme mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ndërkohë që pasdite mori pjesë në mbledhjen e komitetin ndërkryeministror për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
(e.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›