MPPT: Bllokohet 2 orë për tu pastruar, autostrada Durrës-Kukës
TIRANE- Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton se do të bllokohet për rreth dy orë segmenti Fushë Dukagjin-Tuneli i Thirrës në autostradën Durrës-Kukës.
Shkak për bllokimin janë bërë reshjet e rëna të dëborës, të cilat kanë vështirësuar shumë kalimin në këtë rrugë.
Prandaj qarkullimi i mjeteve do ndërpritet për të bërë të mundur pastrimin e këtij segmenti. Orari i ndërprerjes së qarkullimit të mjeteve në segmentin e sipërpërmendur është 19:40-21:30 e mbrëmjes së sotme.
(ma.ar/BalkanWeb)