E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Berisha: Duhet të shqyrtohen disa momente historike

Tiranë- Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhje së Komitetit Administror për 100- vjetorin e Pavarësisë, deklaroi se në këtë përvjetor të vërtetat historike do të shkojnë në vendin që ju takon.

Sipas tij shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetat historike dhe sipas tij një rol të rëndësishëm duhet të kenë studiuesit.
“Shqiptarët do të donin që ky vit të jetë vit i të vërtetave të tyre, jashtë çdo manipulimi të zhvillimeve të një shekulli ku ata u bënë të lirë, të pavarur. Të bëhet ky vit inspirues për të ecur drejt të vërtetave të kombit që janë më të rëndësishme. Ato duhet të paraqiten siç kanë qënë,- tha Berisha.

Lufta Çirimtre sipas Berishës është një moment historik që duhet të vazhdojë të shqyrtohet.
Momente që kërkojnë një vështrim objektiv, momenti i Luftës Çlirimtare, e cila përbën gjithnjë një faqe të ndritur në historinë kombëtare, por ana tjetër e kësaj medalje është manipulimi i saj, është përdorimi i saj, edhe kundër atyre që luftuan ndën një flamur pa yll të kuq dhe që janë një realitet i pamohueshëm. Ka një moment delikat, momenti i qëndrimit ndaj disa prej këtyre zyrtarëve të lartë që u angazhuan në qeveritë e pushtuesit, ata janë kuisling, kjo është më e thjeshta për ti shpallur, por miqtë dhe aleatët pas lufte i angazhuan ata në detyra të rëndësishme. Jashtë çdo lloj dyshimi ata nuk mund të rehabilitohen, por duhet parë në tërësi se sa ishin kuisling, që më vonë morën role të larta.- tha kryeministri.

Në vazhdim shefi qeverisë deklaroi se ky vit do të jetë i mbushur me aktivitete dhe veprimtari në të gjithë vendin.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pavarësia, Topi: Të edukohemi me parime të drejta historike Vlorë- Vlora festoi përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë në vitin...
  2. Boshtinaru: Berisha duhet të bëjë kthesë Zëvendës kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, Viktor Boshtinaru, në...
  3. Kriza e Evropës, Straus Kan: Duhet kompromis SHBA- Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Straus Kan deklaroi...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›