"Spahiu", Komisioni hetimor i kërkon Parlamentit shtyrjen e afatit me 10 ditë
TIRANË- Komisioni hetimor për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut, si numri 2 i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do ti kërkojë Parlamentit shtyrjen e afateve të hetimit, të paktën edhe me 10 ditë. Shkak për një kërkesë të tillë u bë dokumentacioni i dorëzuar nga KLD, për veprimtarinë e këtij institucioni
Në cilësinë e kryetarit të komisionit Alibeaj falenderoi kryetarin e KLD-së Bamir Topi për bashkëpunimin e ofruar, duke kërkuar prej tij edhe dokumentacionin për menaxhimin e buxhetit. Ndërkaq, Alibeaj tha se dorëheqja e nënkryetarit të KLD-së nuk e pengon punën e komisionit hetimor pasi shkresa për dorëheqjen e tij nuk ka mbërritur ende në Kuvend. Kreu i komisionit hetimor shprehu vendosmërinë e komisionit për të cuar deri në fund misionin e nisur.
“Do të vazhdojmë hetimin për ta cuar deri në fund këtë cështje. Kreshnik Spahiu nuk ka dorëzuar një akt përfundimtar të dorëheqjes së tij. Ndaj ne i drejtohemi Presidentit të na dërgojë material për administrimin financiar të KLD,”- deklaroi Alibeaj.
KOMISIONI HETIMOR SHQYRTON RAPORTIN PËR SHKARKIMIN E SPAHIUT
Komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e veprimtarisë së zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu nisi pasditen e së hënës mbledhjen ku pritet miratimit i raportit përfundimtar.
Raporti pritet të publikojë konkluzionet e hetimit dyjavor të komisionit, i cili është bojkotuar nga opozita, dhe më pas do t'i propozojë seancës plenare shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme të premten.
Kuvendi, me kërkesë të maxhorancës, miratoi pak javë më parë ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetonte veprimtarinë e zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili sipas saj ishte përfshirë në mënyrë të paligjshme në aktivitet politike.
(el.me/BalkanWeb)