E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celet në Tiranë panairi BizTech

TIRANË- Ngre sot siparin në Tiranë panairi BizTech, ku shoqëritë e produkteve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit do të prezantojnë gjatë dy ditëve profilin dhe zgjidhjet e tyre më të reja për bizneset.

I pranishëm në celje të panairit, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo deklaroi se investimet publike kanë qenë një nxitje për përparimin teknologjik të tregut.

Për bizneset e interesuara në risitë më të fundit teknologjike për aktivitetin e tyre, panairi BizTech do të jetë i hapur në datat 14 dhe 15 shkurt, në mjediset e hotel Sheraton.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›