E Diel, 1 Nëntor 2026

Antarktide zhduket avioni me tre shtetas kanadeze

Autoritetet në Zelandën e re kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit në Antarktide janë ende në kërkim të një aeroplani me tre kanadezë në bord i cili ka humbur nga radarët 450 kilometra larg polit të jugut.
Rojet kombëtare të Shteteve të bashkuara të amerikës kanë dështuar në kërkimet e tyre, për këtë arsye autoritetet kanadeze kanë nisur një ekip të dytë kërkimi,
Kushtet atmosferike nuk janë aspak të mira me mjegull dhe erëra të forta.
“Koha është shumë e keqe, po shpresojmë në një përmirësim të saj në mënyrë që të mund të dërgojmë dhe disa helikopterë në zonë. Do të përpiqemi që të vendosim një komunikim me radio, shpresojmë.
Një ekip i përbashkët i zelandës së re dhe e SHBA-së janë do të shkojë në vendngjarje sapo të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike.
Mediat bëjnë të ditur se tre shtetasit kanadezë ishin dy pilotë dhe një inxhinier fluturimi edhe pse ende nuk është konfirmuar asgjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›