E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuliçaj-Totozani për porosinë e 12-të të KE-së

Takimi

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Agron Kuliçaj, i shoqëruar nga Drejtori për Sigurinë Publike, Drejtues i Parë Ilia Nasi dhe ekspertë të tjerë të policisë, ditën e sotme, zhvilloi një takim pune me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Kuliçaj gjatë takimit, ka bërë prezent faktin se hartimit të një Program Pune për masat dhe detyrat që do të kryhen nga strukturat qendrore dhe vendore të policisë për zbatimin e Rekomandimit nr. 12 të KE-së, si dhe ato të Avokatit të Popullit.

Masat e përcaktuara synojnë përmirësimin e kushteve të ambienteve ku mbahen e trajtohen personat e shoqëruar dhe të arrestuar apo ndaluar, njohjen dhe respektimin e të drejtave ligjore të këtyre personave nga personeli policor, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës që keqtrajtojnë, abuzojnë me detyrën dhe shkelin të drejtat e këtyre personave, etj.

Totozani ka shprehur vlerësimin për masat dhe detyrat e planifikuara nga Policia e Shtetit në drejtim të përmbushjes së Rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe ka garantuar bashkëpunim konkret, korrekt dhe transparent me strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit në funksion të përmbushjes së përgjegjësive dhe misionit që ka ky institucion në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›