Në Prill, Berisha takohet me Hillari Klinton

Sali Berisha - Hillari Klinton, takimi i vitit 2009
Politikanët më të lartë të Shqipërisë kanë do të falën që të gjithën Tokën e Premtuar. Pas vizitës së Lulzim Bashës, Edi Ramës dhe vizitës në proces e sipër të Ilir Metës, radhën për të vizuar SHBA-në e ka kryeministri i vendit Sali Berisha.
Vizita e liderit të PD-së pritet të zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm dhe do të jetë me ftesë të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton. Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha gjithashtu do të zhvillojë dhe shumë takime të tjera me senatorë dhe përfaqësues të DASH-it.
Vizitat e politikanëve më të lartë të Shqipërisë vijnë në një kohë kur është qetësuar situata politike por përpara pritet zhvillime të rëndësishme siç është zgjedhja e presidentit të ri dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që janë parashikuar të mbahen në qershorit e 2013-s. /F.S/