Medvedev kundërshton Romnin: Nuk jemi armiku nr.1 i SHBA-së

Dimitri Medvedev
Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka kundërshtuar deklaratën e kandidatit për presidentin në SHBA Mitt Romney i cili tha se Rusia ishte armiku kryesorë gjeopolitik për SHBA-në.
Romney bëri këtë koment gjatë kritikave për Presidentin Barak Obama lidhur me një marrëveshje për çështjen e sistemit anti-raketë.
Medvedev tha se komenti i Romney vjen era Hollywood dhe i këshilloi atij të vërë në përdorim kokën. Moska prej kohësh kundërshton planin e SHBA-së për ndërtimin e një sistemit anti-raketë në Europë.
U rekomandoj të gjithë kandidatëve për president në SHBA… të paktën dy gjëra: të përdorin kokën dhe të konsultojnë arsyet kur formulojnë qëndrimin e tyre si dhe të kontrollojnë kohën tani është 2012-ta, jo mesi i 1970-s, është shprehur Medvedev.
Gjatë takimit në samitin e Seulit, Obama i ka sugjeruar Medvedevit se ai do të jetë më fleksibël në vështirësitë si ndërtimi i sistemit anti-raketë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. /F.S/