E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesëshja e BE zbut qëndrimin, veç Greqisë

PRISHTINE- Pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë duke e zbutur qëndrimin, dhe ky është ndryshimi tani për tani. Kështu ka deklaruar analisti i çështjeve ballkanike Tim Judah, pas konferencës Rrjeti i Transatlantik, ku po marrin pjesë 40 përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Judah gjithashtu ka thënë se ka edhe hapa konkret rreth çështjes së integrimit në BE.

Në anën tjetër zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi është shprehur se ky takim është një mundësi e mirë që njerëzit të vijnë dhe të shikojnë realitetin në Kosovë, edhe pse kjo është një punë e vogël për të bindur shtetet që të na njohin.

Ndërkaq ata që nuk do të ndryshojnë qëndrim as për një të ardhme të afërt janë greket, ku njëra ndër arsyet për këtë, sipas përfaqësuesit të tyre është lidhja tradicionale që e kanë me Serbinë, raporton Koha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›