I kanë emrat për ambasadorë

Qeveria e Kosovës do ta njoftojë sot Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme me propozimet e saj për ambasadorë të rinj. Fillimisht, pritet të dërgohen emrat për Washington, Bruksel, Tiranë dhe Shkup. Gazeta Express mëson se Akan Ismaili, Ahmet Shala, Sylejman Selimi dhe Ylber Hysa pritet të jenë në këtë listë.
Ridisenjimit të shërbimeve diplomatike të Kosovës dalëngadalë po i afrohet fundi.
Ministria e Jashtme, në koordinim me Kryeministrin, tashmë e ka gati listën me propozimet për ambasadorët e rinj.
Kjo listë, sipas gjitha gjasave, pritet që sot (e martë) t’i dërgohet Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i MPJ’së, Artan Behrami.
“Lista e ambasadorëve të rinj të Kosovës, sipas të gjitha gjasave, do t’i dërgohet të martën Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme”, tha Behrami, për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...