E Diel, 1 Nëntor 2026

I kerkoi llogari per vonesen, i mituri masakron te emen

Korce- Djali masakron barbarisht te emen pse i kerkoi llogari per kthimin me vonese ne shtepi. Edhe pse ishte paralajmeruar me pare qe te mos fyente dhe kercenonte 40-vjecaren B. Zeqo, i mituri i denuar me pare per akuzen e vjedhjes dhe i njohur nga policia si kontingjent, mbremjen e se enjtes ka tentuar madje ta vrase, duke i shkaktuar plage ne pjese te ndryshme te trupit. Gjykata ka leshuar urdher-mbrojtjeje per te demtuaren, por edhe ky vendim nuk kishte ndryshuar situaten ne familje, derisa gruaja perfundoi ne spital per mjekim. Policia e Korces beri dje me dije se arrestoi 17-vjecarin H. Zeqo, i cili do te akuzohet per "pengim te ekzekutimit te vendimit te gjykates" dhe "demtimeve te tjera me dashje".
Familja Zeqo banonte ne lagjen nr. 6 te qytetit te Korces, e njohur edhe si "Mico Shkodrani". Nena e te miturit ishte shqetesuar prej dites se merkure pasi i biri ishte zhdukur pa e njoftuar dhe eshte kthyer 24 ore me vonese. Oret e vona te se enjtes ka ndodhur edhe krimi i shemtuar, qe per pak sa nuk i ka kushtuar jeten 40-vjecares, e cila kishte depozituar ankesa ndaj te birit, duke kerkuar edhe mbrojtje ligjore. I revoltuar nga kerkesa e llogarise te se emes, 17-vjecari sipas rrefimit te B. Zeqos, ka nisur ta fyeje, kercenoje dhe madje godase me grushte e shkelma. Ne grindje e siper ka rrembyer edhe sende te forta ne banese, me qellim qe ta vriste, por gruaja mundi te largohej dhe te shpetonte ne kohe. Gjate deshmise se saj 40-vjecarja ka deklaruar se nuk e ka kuptuar sjelljen agresive te te birit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›