Vrau nje grua, kapet tmerri i malesise
Shkoder- Edhe pse figuronte nje nga personat me te kerkuar te Policise se Shkodres, i denuar me 15 vite burg per vrasje, prej 7 vitesh ishte kthyer tmerri i zones se Gurres se Planit ne malesine e ketij rrethi. Jetonte ne arrati ne zonen e pyllezuar dhe te larget, kurse parcelat ne pronesi te familjes i kultivonte me hashash. Por arratia e 43-vjecarit Leke Thani, i denuar per ekzekutimin e 31-vjecares Dile Kuvendi ne vitin 2003 pas nje sherri banal per kabullin elektrik, ka zgjatur deri mengjesin e djeshem. Rreth ores 04:00, uniformat blu dhe specialet e FNSH-se Shkoder, e kane rrethuar ne banese, duke e vene ne pranga pa asnje lloj rezistence. Ne fillimjave, Thani kishte paralajmeruar efektivet e policise qe tentuan te korrnin hashashin ne parcelat e tij, kurse kryeplaku i fshatit, Gjon Bungaj, perfundoi ne pranga per "moskallezim krimi" e "shperdorim detyre".
"Mengjesin e sotem (dje), u realizua operacioni i koduar "Gurra e Planit", duke bere arrestimin e te dyshuarit Leke Thani, pas informacioneve operative te mbledhura per vendndodhjen e tij", thane burime zyrtare te policise vendore. Thani ishte kthyer ne tmerrin e banoreve te fshatit, por edhe te zones se Pultit ne malesi. Sipas dosjes hetimore te depozituar ne polici dhe prokurori, 43-vjecari ka qene i shpallur ne kerkim per ngjarjen e dates 4 maj 2003, ne lagjen "Partizani" te qytetit Shkoder, ku ka vrare me arme zjarri automatike per motive te dobeta, Dile Kuvendin, 31-vjece, nene e dy femijeve. Ndersa gjate procesit gjyqesor, Gjykata e Rrethit Shkoder, me vendim te dates 17 shkurt 2006, e ka deklaruar fajtor, duke e denuar me 15 vite heqje lirie ne mungese per veprat penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".
Por nga hetimet e kryera gjate muajve te fundit, emri i Thanit figuronte i pranishem ne zonen e Pultit. Agjentet kishin kujtuar se ai ishte arratisur jashte vendit, por gjate kontrolleve per parcela hashashi ne fshatin Plan, pak dite me pare kishin marre kercenime me jete, madje jane degjuar edhe krisma armesh. Kultivimi i hashashit i kushtoi prangat edhe kryeplakut te fshatit Plan tre dite me pare. Policia arriti te asgjesonte drogen, rreth 100 bime kanabis sativa, ndersa arriti te dokumentonte te gjithe veprimtarine e Leke Thanit, duke i shtuar edhe akuzat e "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve" dhe "kanosje per shkak te detyres".
A. Q.
I arrestuar:
Leke Thani, 43-vjec, banues ne Plan, i denuar 15 vjet burg
Akuzat:
"Vrasje e kryer me dashje"
"Mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake"
"Kultivim te bimeve narkotike"
"Kanosje per shkak te detyres"
Kultivimi i hashashit, arrestimi i kryeplakut te fshatit Plan
Policia e Shkodres arrestoi ne mesjave dy kryepleqte e fshatrave Plan dhe Mgulle ne komunen Pult te ketij rrethi per moskallezim te kultivimit te kanabis satives na parcela. Akuzat e ngritura ishin "moskallezim krimi" dhe "shperdorim detyre". Sipas policise vendore, te proceduarit penalisht ishin Gjon Bunga, 48 vjec, kryeplak i fshatit Plan dhe Gjon Nikas, 61-vjec, kryeplak i fshatit Mgulle. Te zgjedhurit vendore nuk kishin raportuar parcelat me hashash, ku ne fshatin Plan kishin per pronesi Leke Thanin, i arrestuar dje per vrasje ne vitin 2003.
Hakmarrja, sherri per telin elektrik dhe vrasja e Dila Kuvendit
Vrasja e 31-vjecares Dila Kuvendi, nene e dy vajzave, shtate vjet me pare ne qytetin e Shkodres, beri buje. Fillimisht u dyshua se shkak kane qene problemet e gjakmarrjes, pasi viktima dhe nje i aferm i saj, dyshoheshin per vrasjen e nje fqinji qe e ngacmonte seksualisht, por me vone nga hetimet rezultoi se ngjarja kishte motive te dobeta. Sipas dosjes hetimore, shkak eshte bere sherri per lidhjen e jashteligjshme te energjise elektrike te nje prej fqinjeve dhe grindjeve mes familjeve Kuvendi dhe Rushaj. Historia per policine ka qene e ngaterruar, madje te dyshuar ishin persona te tjere, deri ne zbulimin e emrit te Leke Thanit. Dila Kuvendi eshte vrare me 4 maj 2003 ne oborrin e shtepise se saj, fill pas nje grindjeje per energjine elektrike me familjen Rushaj. Por policia kishte hetuar edhe vrasjen ne vitin 2002 te Gjelosh Hilit, 34-vjec, per te cilin dyshohej se ngacmonte 31-vjecaren. Pak kohe pas kesaj ngjarjeje u vra edhe Dila Kuvendi, kurse policia pati disa emra te dyshuarish, derisa ne fund u denua per krimin Leke Thani, nga fshati Plan.