E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiq: Nigeria nuk e ka njohur Kosovën

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 18:11

Pas takimit të sotshëm që pati me homologun nga Maqedonia, Nikola Popovski, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, duke u përgjigjur në interesimet rreth deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli se Nigeria është në proces të njohjes së Kosovës, tha se “Pacolli sipas zakonit nuk e flet të vërtetën”, raporton B92, transmeton Koha.

"Ambasadori jonë në Nigeri para një ore është pritur nga zyrtarë nigerianë, ku i është thënë se Nigeria nuk e ndërron qëndrimin e vet dhe nuk e njeh shpalljen e nj[anshme të pavarësisë së Kosovës ", tha kryediplomati serb.

Sipas fjalëve të tij, Pacolli është “ Pacolli është burim bukur jokredibil i informacioneve”, që edhe më heret është dëshmuar dhe që është vërtetuar edhe me ndërrimin e tij nga posti i presidentit të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›