E Hënë, 2 Nëntor 2026

I lirë. Si Mandela

15/06/2005  Festë për mbylljen e gjyqit kundër popstarit Majkëll Xhekson

Kur një juri në Santa Maria më së fundi e shpalli Majkëll Xheksonin jo fajtor për akuzat, pas një gjyqi 14-javor për ngacmime seksuale, botuesit ishin gati të gjithë me analiza ligjore, profile të aktorëve kryesorë, retrospektiva të jetës së Xheksonit, komente nga fansat etj.

Në një konferencë shtypi, të zhvilluar pas dhënies së verdiktit, juria zbuloi se prokurorët e kishin humbur këtë çështje, për faj të nënës së djaloshit, Janet Arviso, për të cilën thanë se nuk ishte aspak e besueshme. Anëtarë të jurisë shtuan se ata nuk e pëlqenin aspak sjelljen e saj

Ka qenë me të vërtetë një triller, një xhalo emocionues, siç thoshte titulli i albumit të tij në 1982, që ndryshoi muzikën pop. Por, në fund, Majkëll Xhekson ia doli mbanë, ashtu si mes rreshtave të Beat it (Munde), që të mundë prokurorët. Si dhe të bindë jurinë që të heqë dorë nga ideja për të çuar në burg të sigurisë së lartë, deri në 20 vjet, nën akuzat për pedofili. Avoketërit i trembeshin më të keqes, komentatorët flisnin për berberin, që kish abuzuar me gjeniun e grupit të vjetër Xhekson 5. Në burg, Majkëll Xhekson do të kish rrezikuar jetën çdo ditë: mes të burgosurve, vrasja e një pedofili është medalje nderi.

Faqja e internetit që këngëtari i popit kishte hapur për të dhënë informacione lidhur me gjyqin e tij, ka qenë një homazh solemn ndaj atyre që i kanë qëndruar pranë në këtë kalvar tremujor. Homazh që “Xheksoni i krisur” e bën sipas mënyrës së tij. Në klikim, të shoqëron gjithnjë fjala I Pafajshëm, shkruar bardhezi, ndërkohë që në sfond nis një muzikë triumfuese. Më pas, shfaqet një dorë me shenjën V – Victory (Fitore), përpara se të nisë të shfaqet një montazh i fotove të Majkëll Xheksonit dhe tifozëve të tij me frazat “Mbrojtje” dhe “Fitore”, “E vërteta është një maratonë” dhe “drejtësi”.

SI MANDELA

Por nuk mabron me kaq. Ndërkohë që sa vjen e rritet kori i një grupi pop, në faqen e internetit shfaqen një seri të dhënash që duhen kujtuar, përfshirë lindjen e liderit amerikan, që u vu në krye të mbrojtjes së të drejtave civile, Martin Luter King Jr, si dhe fytyra e disidentit afrikano jugor, Nelson Mandela. E gjitha ribëhet më 13 qershor të vitit 2005, ditën kur juria e Santa Marias tha “not guilty”, Që këtu, krahasimi bëhet goxha i guximshëm, me 9 nëntorin e vitit 1989, datën e rënies së Murit të Berlinit. “Mbajeni mend këtë datë, sepse ajo është pjesë e Historisë së tij”, kujton siti, duke iu referuar njëkohësisht edhe titullit të një prej albumeve të këngëtarit.

Media: “E mundi”

Gazetat e mëngjesit të djeshëm ofronin një leksion në studimet mbi median: nëse i lejon gazetarët që të qëndrojnë për shumë kohë në vendparkime në Kaliforni, duke pritur një verdikt, atëherë përfundon me një lajm shumë, shumë të gjerë kur mbërrin ai verdikt. Kështu, kur një juri në Santa Maria më së fundi e shpalli Majkëll Xheksonin jo fajtor për akuzat pas një gjyqi 14-javor për ngacmime seksuale, botuesiti shin gati të gjithë me analiza ligjore, profile të aktorëve kryesorë, retrospektiva të jetës së Xheksonit, komente nga fansat etj.

Sa larg shkuan? Nga shtatë faqe secila, “The Sun” dhe “Mirror” në Britani, gjashtë tek Indy, pesë tek Mail, katër te Telegraph, tre te “The Guardian” dhe vetëm dy te “Times”. Mos është sërish funerali i Papës? The “Sun” dhe “Mirror” kishin tituj identikë “He beat it!” (E mundi), duke iu referuar titullit të një albumi të këngëtarit. E dërguara e The Mirror në Kaliforni tha se Xheksoni dukej si një i vdekur teksa i afrohej derës së gjykatës për të dëgjuar verdiktin. Pasi u pastrua nga të gjithë akuzat, mbylli pak sytë, përqafoi avoketërit dhe u largua i qetë nga godina.

The Sun thotë se djali, tashmë 15-vjeçar, që akuzoi Xheksonin, do të “dënohet si bashkëpunëtor në mashtrim”. Familja tashmë jeton nën frikën se mos sulmohet nga fansa të çmendur të Majkëll Xheksonit, shton The Sun. Për të ndihmuar sadopak, gazeta mban një foto të sotme të adoleshentit me sa duket duke ardhur vërdallë shkollës së tij, ndërkohë që pranë kokës me gërma të mëdha shkruhet GENJESHTAR. Në një konferencë shtypi të zhvilluar pas dhënies së verdiktit, juria zbuloi se prokurorët e kishin humbur këtë çështje për faj të nënës së djaloshit, Janet Arviso, për të cilën thanë se nuk ishte aspak e besueshme. Anëtarë të jurisë shtuan se ata nuk e pëlqenin aspak sjelljen e saj.

Në fund, pas 31 orësh gjyqe, një prej anëtarëve të jurisë shpjegoi: “Ne prisnim prova më të mira, diçka më bindëse. Kjo, nuk ekzistoi”.

Çështja

Fitues dhe humbës

MAJKELL XHEKSON - HUMBES

Dihej që në çdo rast, Majkëll Xhekson do të kish qenë një humbës në këtë gjyq. Fakti që ai u shpall i pafajshëm nuk do të fshijë dot dhimbjen e katër muajve të kaluar në gjyqe, nën akuzat e abuzimeve me fëmijët, kohë gjatë të cilës jeta e tij e veçantë private u ekspozua përpara botës dhe një familje, të cilën e kishte shumë për zemër shkoi dhe dëshmoi kundër tij. I brishtë fizikisht, tashmë Xhekson gjendet përpara detyrës shumë të vështirë të rindërtimit të karrierës dhe reputacionit, pashmangshmërisht të dëmtuar nga akuzat në fjalë.

GJYKATESI RODNI MELVIL - FITUES

Ai udhëhoqi me dorë të fortë procedurat, por edhe me një sens humori. Gjykatësi me përvojë i gjykatës së lartë të Santa Marisë bëri të pamundurën me qëllim që gjyqi të mos dominohej nga media, duke i rezistuar thirrjeve për shfaqe në televizion të seancave si dhe duke u dhënë urdhëra të rreptë atyre të përfshirë në këtë çështje. Në procedurat para gjyqit, gjykatësi Melvil lejoi të publikoheshin kopje të dokumenteve gjyqësorë, por thellësisht të censuruara si edhe paralajmëroi Xheksonin, pasi erdhi një herë me vonesë në gjykatë. Ai do të vlerëoshet si njeriu që garantoi që të dy palët të dëgjoheshin njësoj në një prej çështjeve më të vështira.

SANTA MARIA - FITUES

Gjyqi ndaj Majkëll Xheksonit ishte një kohë bumi për qytetin e Santa Marisë dhe 88 mijë banorët e tij. Ngritur në zemrën e një prej rajoneve më shumë të njohur për verëra në SHBA, kjo çështje e vendosi në qendër të vëmendjes. Qytetarët e tij, natyrisht që pikasën një shans të mirë për biznes. Ndërtesa me pamje nga gjykata iu dhanë me qira ekipeve të televizioneve, vendparkimet u kthyen në një prnë të patundshme shumë fitimprurëse dhe ushtria e gazetarëve, producentëve e kameramanëve kishte nevojë për ushqime, ujë dhe banesa me qira – me çdo çmim. Dhe kur cirku tashmë largohet, ka ardhur ekzaktësisht koha për sezonin veror. Gjyqi ishte një lopë prej nga u molën para pa fund, një kohë për t’u kujtuar gjatë nga qytetarët e Santa Marisë.

TOMAS MESEREAU - FITUES

Njeriu që udhëhoqi mbrojtjen mund t’i shkruajë tashmë vetë çeqet e tij pas fitores më të famshme të të gjithë karrierës. Meserau kishte një reputacion si avokat që i vinte klientët përpara jurisë, por ai befasoi shumë pak vetë dke refuzuar ta bëjë këtë me Majkëll Xheksonin. Kundërshtimi i ashpër që Meserau i bëri çështjes e shpalli gjithsesi fitues. Fakti që gjyqi nuk u shfaq në televizione, do të thotë që ai nuk do të arrijë ndonjëherë të njëjtën famë si gjykatës të tillë, si për shembull Xhoni Konran – një prej anëtarëve kryesorë të ekipit mbrojtës të O J Simpson. Por, zoti Meserau nuk ka përse të ankohet.

TOM SNEDON - HUMBES

Për Majkëll Xheksonin dhe fansat e tij, figura e prokurorit të Santa Barbaras, Tom Snedon, do të fiksohet si një njeri i zellshëm me hakmarrje ndaj popstarit. Pavarësisht pesë dështimeve në fushatat për t’u bërë kryeprokuror, Tom Snedon do të mbahet mend më shumë si njeriu që dështoi kundër Majkëll Xheksonit, në 1993 dhe tani në 2005. Ekipit të tij iu deshën më shumë se 40 ditë për të paraqitur çështjen më të fundit, por ata dështuan për të bindur jurinë. Ata pësuan një goditje, kur Debi Rou dështoi në paraqitjen e saj si dëshmitare kundër këngëtarit. Tani, në moshën 60-vjeçare, Snedon duhet të mendojë se çfarë të bëjë.

THE MEDIA - HUMBES

Që nga fillimi, media u përball me kritika, pasi e kishte kthyer në cirk ekzaminimin e akuzave për abuzim me fëmijë. Kjo nuk u ilustrua askund më mirë sesa në rënien aspak dinjitoze të mijëra gazetarëve në fundin e gjyqit. Për ata që shpresonin se këngëtari dhe lista e miqve të tij do të mbanin qëndrim, pjesa më e madhe e gjyqit do të ishte një satirë e thjeshtë – pavarësisht zbulimeve mbi jetën e tij private. Pati një dramë të pamohueshme në gjyq si dhe në pafajësinë e një prej njerëzve më të famshëm në botë, por tashmë ngrihen dyshime serioze, lidhur me obsesionin e mediave ndaj të famshmëve.

FANSAT - FITUES

Me idhullin e tyre në gjyq, nën akuza të abuzimeve me fëmijë, fansat u përballën me testin më të madh të besnikërisë – dhe nuk dështuan. Për muaj të tërë, një grup i vogël mbështetësish u shfaqën çdo ditë në gjykatë për të treguar se besonin ende te njeriu që e konsiderojnë Mbreti i Popit. Teksa çështja gjyqësore arrinte kulmin, numri i tyre u rrit. Prania në Santa Maria në momentin që pop-stari fitonte pafajësinë ishte shpërblimi për besimin që treguan. Për shumë njerëz, për të cilët adhurimi i Majkëll Xheksonit është një mënyrë jetese – ëndrra është ende gjallë.

FAMILJA ARVIZO – HUMBES

Humbësi i vërtetë në çështjen kundër Majkëll Xheksonit është 15-vjeçari, që i ka shpëtuar kancerit, Gavin Arvizo. Juria vendosi që ai nuk ka qenë viktimë e abuzimeve seksuale, por në vend të kësaj ai doli si viktimë e prindërve, që në mënyrë cinike u përpoqën të përdornin gjendjen e tij si levë, për të përfituar para nga Majkëll Xheksoni. Shpërthimet e zonjës Arvizo në sallën e gjyqit e bënë atë një figurë qesharake dhe dëshmia e saj nuk e bindi jurinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›