E Hënë, 2 Nëntor 2026

Telit C800, si një mini cd

15/06/2005  Ish-marka italiane e celularëve është rikthyer edhe një herë me një model të thjesht, por shumë praktik. Telit C800 është modeli i fundit dhe tejet origjinal, në formën e famshme guaskë, shumë i vogël që mund të ngatërrohet edhe me një mini cd. I pajisur me një ekran të brendshëm prej 65 mijë ngjyrash. Pas një mungese shumëvjeçare, Telit do të hedhë në treg edhe dy modele të tjera, T510 dhe C1000.

Risija që duket se ka kthyer fuqishëm ish-markën italiane, e cila që prej vitit 2003 është blerë nga shoqëria izraeliane Dai Telecom, është forma e jashtëzakonshme e celularit.

Një model super i vogël, i thjeshtë, me teknologjinë më të fundit në Botë të telefonisë celulare, Telit C800 është pa dyshim modeli që dëshironi. I prezantuar fillimisht në

Kongresin e 3-të Ndërkombëtar, i zhvilluar pak muaj më parë në Kanë, ky model pritet të hidhet në tregun evropian gjatë dy muajve të ardhshëm.

Një formë kompakte, dimensione të minimizuara në maksimum, me guaskën e lëvizshme, ai më shumë të kujton një mini cd se sa një telefon celular, që mund të të humbasë edhe në rrëmujën e çantës apo në xhepin e palltos, por gjithnjë është i pëlqyeshëm.

Ndërkohë që risitë e tij nuk mbarojnë këtu. Edhe tastiera e tij është alfanumerike, të grumbulluara në dy grupe treshe numrash, apo në gjashtë butona dhe një grup tjetër butonash, që ndihmojnë në përdorimin dhe leximin e rubrikave dhe të informacionit. I pajisur me një ‘mouse’ të rrumbullakët, i vendosur në qendër të grupit të parë të butonave, të kujton më shumë lap top-ët. Ndërsa në krah të ‘mouse’-it gjenden katër butona me shumë funksione. Ekrani është me 65 mijë ngjyra Tft.

Funksioni kryesor i modelit të ri C800 është edhe përfshirja e një browseri të integruar, që lejon hapjen e faqeve Wap, program që lejon shkarkimin nga interneti të lojërave, fotografive apo imazheve, muzikës apo lojëra të animuara. Ai gjithashtu është i pajisur me një fotokamera dixhitale Cmos, mbi 300 mijë pixel, me një zoom 4x dhe me autoshkrepje. Fotografitë mund të shkarkohen direkt në kompjuter, falë edhe softwar-it për fotot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›