Lg F2300, modeli i fundit i ‘guaskave’
15/06/2005 Fotokamera e integruar Vga, ekran dopio me ngjyra, rreth 40 melodi si zile dhe një teknologji Java janë karakteristikat kryesore të modelit të fundit të ideuar nga kompania koreane, që së shpejti do të dalë në shitje në tregun evropian.
Kategoria e telefonave ‘guaskë’ vazhdon të mbetet një nga modelet më të dëshiruar dhe më të vlerësuar në tregun e telefonisë celulare. Nuk është aspak rastësi që ky model po zhvillohet e modernizohet si dhe prodhimi i tij po merr përmasa të jashtëzakonshme. Madje, pothuajse të gjitha kompanitë e telefonisë celulare kanë ideuar modelin e tyre ‘guaskë’.
Ndërkohë që, kompani të tjera nuk kanë mbetur këtu. Ato prej shumë kohësh kanë nisur përmirësimin dhe modernizimin e celularëve të tyre, duke i kthyer ‘guaskat’ në modelet më të shitur dhe më të bukur. Këtë tendencë e vërteton edhe telefoni më i fundit i ideuar nga kompania koreane Lg, që së shpejti pritet të sjellë në Evropë për të gjithë adhuruesit e saj modelin F2300.
Modeli i fundit i Lg dallohet nga forma e rrumbullakët, mungesa e antenës, që në këtë version është e integruar në brendësi të telefonit, si dhe ngjyra e tij karakteristike, e zeza. Ky telefon, gjithashtu karakterizohet edhe për raportin e tij të jashtëzakonshëm midis peshës dhe dimensioneve. Një model super i lehtë, që ka një peshë mesatare prej 96 gr. I pajisur me dy ekrane, të dy Lcd, një i jashtëm me rezolucionin 96 x 96 pixel dhe 65 mijë ngjyra, që përdoret për leximin e informacioneve kryesore si nivelin e baterisë, mesazhet, telefonatat e humbura, etj. Ndërsa ekrani i brendshëm është me 65 mijë ngjyra, por ndryshe nga ekrani tjetër, ato janë Tft.
Një nga cilësitë më të veçanta të këtij modeli është edhe shpejtësia e përmirësuar e procesorëve të celularit, për t’i shfaqur sa më shpejt të jetë e mundur informacionin që ruan telefoni. Gjithashtu, ky model të jep mundësinë të personalizohen të dhënat sipas koordinimit të Sound UI, që lehtëson përdorimin e sistemit të melodisë. Në telefon është integruar edhe një fotokamera Cmos Vga (640 x 480 pixel), me zoom 4x dhe një flesh të integruar. Përveç elementit tradicional foto me ngjyra, është e mundur të modifikohet edhe cilësia e fotografisë.
Memoria e telefonit është e kufizuar deri në 4 MByte ram të ndara mes aplikimeve kryesore të celularit, por duke pasur edhe mundësinë e përfshirjes së një ‘memory card’, që mund të lidhet me kabllin Bluetooth. Ndërkohë që lidhja me internetin është ndryshe nga simotrat e saj. F2300 mund të lidhet me kompjuterin përmes një porte serial RS232, dhe pa pasur nevojën e Bluetooth apo lidhjes infra të kuqe.
Gjithashtu në paketën e telefonit është përfshirë edhe një cd-rom për kompjuterin, për t’u përdorur për të gjitha funksionet e sinkronizuara.
Në bazë të kërkesave të klientëve, ky model do të jetë i disponueshëm në tri ngjyra, e zezë, blu dhe portokalli dhe me një çmim mesatar prej 229 euro.