Lufta zbret në tokë
15/06/2005 Gjigandët e hapësirës në Panairin e Parisit
Ndërkohë që Boeing praktikisht mezi po përballon kërkesat për modelin e ri 787, që konsumon shumë më pak karburant se sa modelet e mëparshëm, menaxherët e Airbus janë duke e shqyer njëri-tjetrin në luftëra të brendshme për pushtet dhe intriga – duke neglizhuar gjithnjë e më shumë biznesin e përditshëm të kompanisë së tyre
David Learmont i revistës Flight International në Londër thotë se dy tipat e rinj të avionëve, asnjëri prej të cilëve nuk ka fluturuar ende, janë shumë të ngjashëm. “Dreamliner-i 787 është absolutisht një tip i ri. Në të është përdorur shumë teknologjia e re
Pas vitesh të tërë humbje në treg kundrejt rivalit evropian, Boeing është duke rifituar me shpejtësi terren. Modeli i ri Dreamliner duket një goditje me të vërtetë perfekte, ndërkohë që Airbus, me sa duket, preferon të grindet, në vend që të bëjë strategji. Vonesat në prodhimin e superavionit të tyre A380, mund ta kthejnë projektin prestigjioz në dështimin më të madh, që kompania ka përjetuar ndonjëherë.
Në fakt, e marta mund të kishte qenë një ditë e madhe për Gustav Humbert, 55 vjeç. Gjermani mund të ishte shfaqur për herë të parë si drejtor i Përgjithshëm i Airbus. Megjithatë, diçka krejt tjetër i është rezervuar, dhe në vend të suksesit dhe tapave të shampanjës, në mendjen e tij janë rrotulluar pa pushim pyetjet:
Si është e mundur që emërimi i tij ka ngecur prej javësh në një rrugë qorre.
Dhe i kujt është faji që shpërndarja e planifikur e supermodelit A380 është vonuar me muaj të tërë?
Gjigandët e transportit ajror, Airbusi i Evropës dhe Boingu i Shteteve të Bashkuara filluan një javë konkurrimi për të marrë kontrata për avionë pasagjerësh me vlerë disa miliarda dollarëshe në panairin e industrisë ajrore në Paris. Airbusi fitoi raundin e parë kur shoqëria ajrore Katar Airuays bëri të ditur planet për të blerë deri në 60 avionë të madhësive mesatare të firmës evropiane.
Zgjedhja e kompanisë Qatar Airuays për Airbusin A-350 ndaj Dreamliner-it 787 të Boingut ishte një shtytje e madhe për prodhuesin evropian të avionëve megjithëse shoqëria ajrore tha se do të blejë gjithashtu të paktën 20 Boing të tipit 777.
David Learmont i revistës “Flight International”, në Londër, thotë se dy tipat e rinj të avionëve, asnjëri prej të cilëve nuk ka fluturuar ende, janë shumë të ngjashëm. “Dreamliner-i 787 është absolutisht një tip i ri. Në të është përdorur shumë teknologjia e re. A-350 megjithatë është i së njëjtës madhësi, kap të njëjtët sektorë të tregut dhe është një shkallë më e lartë e teknologjisë sesa tipet e tjera të Airbusit si dhe të avionit të suksesshëm A-330”
Avioni që tërhoqi vëmendjen në Panairin e Parisit ishte A-380 i Airbusit, i cili mund të mbajë deri në 800 pasagjerë. Airbusi e shikon avionin gjigand si pasuesin e Boingut 747.
Boingu vendosi të mos ndërtojë një gjigand të ri, duke besuar se e ardhmja u takon avionëve mesatarë si 787-a që udhëton pa ndalesa nga njëra pikë në tjetrën, pa iu dashur të ulet në pika tranziti si A-380-ta.
Në përpjekje për të kapur tregun e të gjithë sektorëve të pasagjerëve, Airbusi njoftoi më vonë se do të ndërtojë avionin A-350 si konkurrent ndaj 787-s. Airbusi dhe Boingu kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë marrë subvencione të padrejta nga qeveritë e tyre.
Të dy kompanitë kanë bërë goxha përpjekje për të përfituar nga ekspozita e Parisit, një prej më të rëndësishmeve në këtë industri, për të treguar forcën e tyre. Këtë herë, është mëse e qartë që amerikanët, të cilët kanë vite që luftojnë, do të kenë edhe një herë arsye për të gëzuar dhe festuar. ǒështë edhe më e keqe për evropianët, Boeing i ka sfiduar m’u në zemër të kontinentit të vjetër – dhe evropianët nuk duhet të fajësojnë përveçse vetveten për fiaskon që pësojnë.
Deri kohët e fundit, megjithatë, dukej sikur Airbus kishte një avantazh të qartë ndaj kryekonkurrentit të vet, nga Seattle i largët. Ndërkohë që evropianët kishin arritur të realizonin në mënyrë konstante shitje të reja për vite të tërë dhe ia kishin marrë dominimin ish-liderit të tregut, gjigandi amerikan duke se i kaloi ato vite në një gjendje thuajse paralitike. Dhe në 18 muajt e fundit, një skandal korrupsioni që rrethoi kontratat e mbrojtjes si dhe skandale seksi në nivel drejtorësh, çuan në dëbimin nga puna të mbi njëzetë menaxherëve e drejtorëve, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm, Phil Condit, si dhe pasardhësin e tij, Harry Stonecipher, një prej aksionerëve më të mëdhenj të Boeing Group.
Por drejtorët e Boeing kanë arritur fitime të mëdha në kohët e fundit – dhe kjo jo vetëm si një rezultat i një rritjeje të madhe të porosive për avionët e tyre. Ata kanë qenë gjithashtu të përfitojnë nga zënkat e brendshme që kanë preokupuar për muaj të tërë konkurrentin kryesor. Ndërkohë që Boeing praktikisht mezi po përballon kërkesat për modelin e ri 787, që konsumon shumë më pak karburant sesa modelet e mëparshëm, menaxherët e Airbus janë duke e shqyer njëri-tjetrin në luftëra të brendshme për pushtet dhe intriga – duke neglizhuar gjithnjë e më shumë biznesin e përditshëm të kompanisë së tyre. Lufta e brendshme tek Airbus arriti një pikë kulmore të mërkurën e kaluar kur, përkundër asaj që pritej, drejtorët e kompanisë nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje, edhe pas tre raunde bisedimesh, lidhur me përbërjen e ekipit të ardhshëm drejtues të Airbus dhe kompanisë mëmë, EADS.