Vjedhësi i dyqanit kapet në flagrancë
17/05/2005 Korçë- Një celular, 200 mijë lekë dhe 500 dollarë ka qënë bilanci i një grabitjeje të kryer nga një i ri në një nga dyqanet e Korçës. I kapur në flagrancë, ai ka dorëzuar tek pronari i dyqanit sasinë e lekëve të vjedhura, por ka mbajtur dollarët. Duke përfituar nga momenti se po kthente gjithçka që kishte vjedhur ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes për të mos rënë në duart e policisë. Grabitja ka ndodhur në orën 09.30 minuta, sqaruan burimet policore të Korçës, ku 21-vjeçari Elis Spaho ka hyrë në dyqanin e shtetasit Adrian Pelivani dhe ka mundur të grabisë sasinë e parave. Sipas të njëjtave pohimeve, autori i grabitjes është kapur në flagrancë nga vetë pronari, Pelivani, i cili i ka kërkuar të kthejë sasinë e lekëve të vjedhura. Në këto kushte 21-vjeçari ka kthyer 200 mijë lekë, por duke përfituar nga përshtypja se po kthente gjithçka që kishte, vjedhur është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vetë dhe 500 dollarë. Pronari i dyqanit ka vënë në dijeni policinë, e cila është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.