Aksident në Lushnjë, plagoset një grua
17/05/2005 Një aksident, por fatmirësisht pa pasojë vdekje, ka ndodhur rreth orës 17.00 të ditës së djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në vendin e quajtur Cermë-Sektor. Drejtuesi i mjetit “Benz”, me targa të LU 8801 A, Adriatik Leka, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë aks, ka aksidentuar rëndë shtetasen Etleva Kormaku, e cila ka qenë duke ecur me këmbë në këtë aks. E plagosura, sipas mjekëve kirurgë të spitalit të Lushnjës, ka marrë dëmtime të rënda në këmbë, por fatmirësisht pa pasojë vdekje. Në vendngjarje shkuan forca të policisë së Lushnjës, të cilët pas veprimeve proceduriale bënë arrestimin e drejtuesit të mjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.