Komuniteti, tani Bashkësi Islame Shqiptare
17/05/2005 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur të verifikojë ligjshmërinë e disa zyrtarëve të saj në detyrë si dhe disa masa të tjera që lidhen me funksionimin e saj të brendshëm dhe atë komunitar. Në një deklaratë për shtyp që shpërndau dje Komuniteti, tha se tashmë do të ketë emërtesën e saj të re, Bashkësia Islame Shqiptare, duke pohuar se është një emërtesë më gjithëpërfshirëse për popullsinë myslimane shqiptare.
Mbledhja bëhet e ditur se miratoi ndryshime në statutin e KMSH-së, të cilat erdhën për shkak të daljes së ligjit për organizatat jofitimprurëse. “Zhvillimet e reja pas daljes së këtij ligji dhe përshtatja e statutit me kërkesat e këtij ligji, ishin arsyet për ndryshimin e statutit të viteve 1936-1996”, thuhet në njoftimin e drejtuesve të bashkësisë. Këshilli i Përgjithshëm miratoi edhe rregulloren e brendshme, ndërkohë që ka urdhëruar edhe komisionin e verifikimit të dokumenteve, që brenda pesë ditëve në vazhdim të verifikojë plotësimin e dokumenteve. Mësohet se më datë 20 maj të këtij viti, do t’u relatohet dy kryesive të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Bashkësisë Islame, duke sjellë në zbatimin e menjëhershëm të statutit, për ata zyrtarë të cilëve u mungojnë dokumentet, i kanë të falsifikuara ose nuk plotësojnë kërkesat e statutit të Bashkësisë Islame të Shqipërisë. Ndërkohë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, deklaroi se është ngritur një grup pune, i cili ka vendosur të kërkojë në Këshillin e Ministrave, zyrtarisht, zgjidhjen e problemit të xhamisë së madhe në Tiranë.