I moren "Adrianen", zhduket edhe vete
Durres- Pronari i anijes "Adriana" zhduket nje dite pasi denoncoi humbjen e prones se tij ne portin e Durresit. Megjithese e kane kerkuar ne banese dhe ne te gjithe qytetin, uniformat blu nuk kane arritur te gjejne dot Fatmir Abazin, 38-vjecarin qe pasi denoncoi vjedhjen e anijes, ne kalaten lindore kater dite me pare, nuk dihet se ku ndodhet. Ai ka lene shenim adresen dhe gjeneralitetet, por diten e djeshme agjentet nuk bene dot te mundur gjetjen e tij, duke nisur edhe hetimet per vepren penale te "kallezimit te rreme". E vetmja deshmi e dhene ne polici ka qene ajo e dy diteve me pare, ku Abazi ka kallezuar vjedhjen e mjetit lundrues qe rendonte 1,5 tone. Gjate denoncimit Abazi ka pohuar se para kater ditesh kishte lene anijen e tij ne kalaten lindore, ne toke, per ta riparuar, por kur eshte kthyer, ka konstatuar se mjeti ishte zhdukur. Per efektivet e policise, ashtu si edhe per Kapitenerine e Durresit, eshte cilesuar si kallezim i cuditshem zhdukja e nje anijeje ne territorin e portit me te madh dhe me te sigurt te vendit. Nisur nga ky fakt, Policia e Durresit ka nisur punen per kontaktimin e biznesmenit, ndaj te cilit ka nisur edhe hetimi per "kallezim te rreme". Burime te policise thane se dyshojne edhe per vjedhjen e anijes per skrap, por zhdukja e pronarit ka shtuar me shume enigmen per ngjarjen. Kapiteneria e portit deklaroi se anija "Adriana" nuk ishte e regjistruar ne kalate.
E.A.
E.A.