E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen gazi, plagosen pronaret

Durres- Qindra familje ne Shkozet kane rrezikuar te hidhen ne ere diten e djeshme, nga shperthimi i depozites se gazit ne nje pike karburanti. Dy bashkepronaret e subjektit jane plagosur rende ndersa pastronin zonen ku mbahej gazi, kurse policia nisi hetimet dhe parandaloi nje tragjedi te mundshme, ne zonen e banueshme. Vullnet Kotorri, 40 vjec dhe Gramoz Goga, 50 vjec, jane dy te lenduarit e radhes nga shperthimi i gazit, duke e cuar ne kater persona, numrin e viktimave vetem brenda kesaj jave.

Hetimet

Burime zyrtare te policise thane se shperthimi ka ndodhur ne momentin qe dy bashkepronaret po pastronin depozitat. Hipotezat e para tregojne se, gjate ferkimit me force te depozitave jane krijuar shkendija te cilat me pas jane kthyer ne flake. Forca e madhe ka spostuar 10 metra larg trupat e dy personave, te cilet jane derguar urgjentisht ne spitalin e Durresit, ku njeri prej tyre, Gramoz Goga, ndodhet ne rrezik per jeten. Sipas policise, zjarri eshte shuar pa nderhyrjen e punonjesve, ndersa po punohet per dokumentimin e plote te ngjarjes. Veprimet paraprake te kryera nga ekspertet e policise, kane nxjerre si shkak shperthimi pakujdesine nga dy punonjesit. Blute kane shoqeruar ne komisariat edhe specialistet, te cilet pritet te pyeten nga inspektoret e krimeve mbi ngjarjen, rrethanat dhe masat mbrojtese.

Ngjarja

Lagja numer 14 ne Shkozet, eshte perfshire nga paniku teksa nje shperthim i fuqishem ka hedhur ne ere nje pjese te depozitave te gazit, ne afersi te nje pike karburanti. Shperthimi i pare eshte pasuar edhe me nje shperthim tjeter, duke terrorizuar banoret ne afersi te vendit te ngjarjes, i quajtur "Mbikalimi i trenit". Punonjes te karburantit jane larguar me shpejtesi te frikesuar, duke boshatisur te gjitha ambientet perreth. Ngjarja e pazakonte sipas deshmitareve okulare, ka ndodhur ne oren 12:45 te dites se djeshme. Shperthimet kane ndodhur njera pas tjetres, ndersa jane perhapur edhe flake ne siperfaqe. Duket se fati ka ndihmuar me dhjetera kalimtare, por dhe me shume se 1 mije banore qe jane vetem 30 metra larg vatres se shperthimit. Per fat te mire vatra e zjarrit eshte lokalizuar menjehere, ndersa eshte punuar per te larguar prej andej te gjitha bombolat e rrezikshme. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje duke evakuuar banoret afer pikes dhe duke marre masat, per te shmangur ndonje tragjedi te mundshme. Nje grup hetimor mblodhi deshmite e punonjesve te karburantit dhe pikes se gazit.

Depozitat, 8 metra larg karburantit

Nderhyrja ne kohe e forcave te rendit si dhe mjeteve zjarrfikese, evakuimi i njerezve nga forcat e policise, ka shmangur nje tragjedi me permasa te medha ne qytetin e bregdetar, ne lagjen numer 14, Shkozet. Demet materiale jane te medha. Policia tha se ky eshte zjarri i pare qe vjen nga shperthimi i nje depozite gazi ne Durres per vitin 2009. Ndersa eshte ngritur nje grup hetimor per te percaktuar edhe sigurine e depozitave te gazit, te cilat ishin vetem 8 metra larg karburantit.

Te demtuarit me djegie e plage, njeri me rende

Dy bashkepronaret Vullnet Kotorri, 40 vjec dhe Gramoz Goga, 50 vjec, nga Durresi kane mbetur te lenduar si pasoje e shperthimit te zjarrit. Ne momentin e shperthimit ata kane qene duke pastruar depozitat e gazit. Te lenduarit jane transportuar menjehere per ne urgjencen e Durresit, ku ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha. Sipas mjekeve qe i kane pritur ne urgjence, pacientet mberriten ne gjendje kritike per jeten, si dhe me plage te shumta ne trup. "Aktualisht te dy te lenduarit ndodhen ne reanimacion", thane bluzat e bardha. Me kritike paraqitet gjendja e 50 vjecarit Gramoz Goga, i cili jo vetem ka marre plage djegieje ne trup, por edhe shembje te brendshme, per shkak te perplasjes ne toke. Ndersa 40 vjecari Vullnet Kotorri, ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Shkaku

Sipas eksperteve ne vendngjarje mesojme se shkak per renien e zjarrit ne njeren prej depozitave te gazit, eshte bere pakujdesia e bashkepronareve te cilet, po punonin per pastrimin e depozitave ne momentet e shperthimit.

Precedenti

Pakujdesia ne montimin e nje valvule gjate furnizimit me gaz te nje restoranti ne Korce, ka shkaktuar plagosjen e punonjesit te pikes dhe kuzhinieres ne fillim te javes. Policia deklaroi se shkak ishte pakujdesia e E. Mances, punonjesit te firmes se gazit, ngjarja u pasua me akuza e kunder akuza nga pushteti vendor per pergjegjesine e ngjarjes dhe kontrollit te pikave te palicencuara dhe afer qendrave te banuara ne qytet.

Enkeleda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›