E Shtunë, 31 Tetor 2026

I moshuari aksidentohet me vdekje, dy në pranga

 

TIRANE- Dy persona janë vënë në pranga dje nga policia pas një aksidenti me pasojë vdekjen, që ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, të cilët akuzohen se u zhdukën nga vendi i ngjarjes. Burime nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore bënë të ditur se u arrestuan Juljan Hamollari, 23 vjeç dhe Fluturim Jakllari, 40 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Julian Hamollari akuzohet se dy ditë më parë, rreth orës 22:10, tek Ura Teknologjike, në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin tip "Volksvagen" me targa TR 1540 K, ka aksidentuar me vdekje 70-vjeça-rin Hamdi Xhabafti. Ndërkohë 40-vjeçari Fluturim Jakllari akuzohet se nuk ka bërë kallëzim për krimin e kryer dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Përveç kësaj të dy personat e arrestuar dje, pasi kanë kryer aksidentin, jo vetëm që nuk i kanë dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, por nuk kanë lajmëruar as ambulancën, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›