Bojkotohet projektbuxheti i bashkisë në Urën Vajgurore
URA VAJGURORE - Votimi për kreun e Këshillit Bashkiak të qytetit të Urës Vajgurore bojkoton buxhetin e bashkisë. Mbledhja që u zhvillua të hënën vijoi me debate deri në daljen nga salla të anëtarëve të partive të vogla të të dy kaheve politike. Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte përcaktuar buxheti i bashkisë, si dhe votimi për kryetar të Këshillit Bashkiak të Petraq Toles, (PS). Në fakt ai ishte shkarkuar 4 muaj më parë nga e njëjta detyrë, nga këshilltarët e djathtë. Por të njëjtët që votuan pro shkarkimit të tij, të hënën votuan pro riemërimit të tij si kryetar i Këshillit Bashkiak. Votimi për Tolen në krye të Këshillit Bashkiak mësohet se është kërkuar nga kreu i bashkisë, Syrja Ormëni. Pasi Tole u zgjodh në krye të Këshillit Bashkiak, në sallë pati reagime të ashpra nga anëtarët e PSD, PR, Partia e të Drejtave të Njeriut, ajo Komuniste etj. Bashkimi i votave rrëzoi dje edhe buxhetin e Bashkisë së Koplikut. Përballë PS, PR, LZHK dhe Bashkimit Demokrat, të cilat ishin kundër buxhetit, PD-ja dhe LSI-ja votuan pro. Por megjithë aleancën PD–LSI, buxheti nuk u miratua. d.xh/ r.d