Pranga tutores dhe prostitutës
BERAT - Arrestohet tutorja dhe prostituta 19 vjeçe. Policia e Beratit bëri të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja”, arrestoi 36-vjeçaren Blerina File, si dhe një 19- vjeçare, e cila ushtronte prostitucion në një motel të Beratit. Vajza me inicialet M.D është gjetur duke përcjellë klientët e saj. Agjentët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të pa Ligjshme kishin siguruar informacion për veprimtarinë, ndaj edhe vepruan duke arrestuar tutoren dhe vajzën që prostituonte. Sipas policisë, File shfrytëzonte në një nga motelet e qytetit 19- vjeçare. Ajo punonte si kameriere dhe i gjente asaj klientët, të cilët karshi pagesës 5 mijë lekë kryenin marrëdhënie seksuale me të renë. Pas informacioneve të marra për këtë veprimtari ilegale, agjentët e antitrafikut në Berat kanë mësuar vendndodhjen e motelit ku ndodhej e reja dhe tutorja e saj. Të dyja janë prangosur, njëra për shfrytëzim dhe tjetra për ushtrim prostitucioni. d.xh