E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia e shqetësuar për integrimin

Qeveria e Serbisë ka shprehur edhe një here bindjen se nuk do ta pranoje afrimin me BE, ne këmbim te njohjes se Kosovës. Ministri i brendshëm, njëkohësisht zv/kryeministri serb Ivica Dacic është shprehur se Serbia kurrsesi nuk do te beje tregti me interesat e saj kombëtare dhe shtetërore. Mediat dhe analistet ne Beograd kane folur tashme për dy skenarë qe do te mund te pasojnë vizitën e Merkel. Kancelarja gjermane ose do te japë mbështetjen për Serbinë edhe pas situatës me te fundit ne Kosove, ose do te detyroje Beogradin zyrtar te zgjedhe midis një marrëveshjeje me Kosovën dhe vënies ne rrezik te integrimit. E ndërkohë qe embargoja kundër produkteve serbe ne Kosove vijon, Beogradi ka bere te ditur se bisedimet dypalëshe Prishtine-Beograd do te rinisin me 2 shtator e ne qendër te tyre pritet te jete tema e nxehte për vulat doganore kosovare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›