E Shtunë, 31 Tetor 2026

I moshuari vret në dhomën e gjumit gruan

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Grinden për një fjalë goje, 79-vjeçari ekzekuton me çifte bashkëshorten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, kur një burrë i moshuar ka vrarë me armë zjarri, pas një grindjeje të çastit, gruan e tij. Gjithçka ka ndodhur në një banesë pranë Sharrës në Kombinat, ku prej kohësh jetonte familja Lala. Selman Lala, 79 vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri të llojit çifte bashkëshorten e tij, 76-vjeçaren Sofie Lala. Sipas burimeve zyrtare, forcat e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, pasi realizuan procedurat e para hetimore, arrestuan në kushtet e flagrancës me akuzën e vrasjes 79-vjeçarin Lala. Të njëjtat burime konfirmuan se motivi i këtij krimi brenda familjes është bërë një grindje mes bashkëshortëve, ku autori dyshohet se ka qenë në gjendje të papërgjegjshme. Pak pas arrestimit 79-vjeçari ka pohuar se nuk dinte çfarë po bënte dhe ka kërkuar mëshirë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi në banesën e familjes Lala armën e krimit, çiften, të cilën 79- vjeçari Lala mësohet se e mbante me leje.
Ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku një grua ka gjetur vdekjen, pasi u qëllua me armë zjarri. Selman Lala, 79 vjeç, ka vrarë bashkëshorten, pas një grindjeje të momentit. Ngjarja ka ndodhur dje në banesën e familjes Lala në afërsi të varrezave të Sharrës në Kombinat, në orën 10.50. Viktima është Sofie Lala, 76 vjeçe, kurse autor i dyshuar i krimit, bashkëshorti i saj, 79-vjeçari Selman Lala. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, të cilat mësohet se morën njoftim përmes një telefonate, për ndodhjen e krimit në mjediset familjare
Burime nga policia bëjnë të ditur se, sipas të gjitha provave dhe dëshmive, ishte grindur gjatë natës me të shoqen, ndërsa kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli. Në grindje e sipër, duke mos duruar qortimet e së shoqes, 76-vjeçares Sofie Lala, burri tre vjet më i madh, është prekur në sedër. Pa e bërë të gjatë, ka marrë armën e gjahut, një çifte që e kishte me leje dhe ka hapur zjarr ndaj së shoqes, në dhomën e gjumit. Qitja rezultoi fatale, sepse 76-vjeçarja u dëmtua shumë nga moria e saçmave që mori në trup, duke humbur menjëherë jetën.
Hetimet
Autori i dyshuar i krimit brenda familjes, 79-vjeçari Selman Lala, i marrë në pyetje gjatë mesditës nga policia, ka deklaruar se ishte ai vrasësi i së shoqes, por shtoi se ndihej i penduar dhe se nuk arrinte të besonte se çfarë kishte bërë.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se 79-vjeçari Lala ishte grindur gjatë natës me të shoqen, ndërsa kishte pirë një sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në grindje e sipër, duke mos duruar qortimet e së shoqes, 76-vjeçares Sofie Lala, burri tre vjet më i madh, është prekur në sedër. Pa e bërë të gjatë, ka marrë armën e gjahut, një çifte që e kishte me leje dhe ka hapur zjarr ndaj së shoqes, në dhomën e gjumit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë dërguan në vendin e ngjarjes një grup hetimor me qëllim për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe shkaqet e krimit.
Dëshmia
“Unë isha nën efekte rakie kur u nxeha keq me time shoqe dhe nuk di as vetë si arrita të marr armën dhe ta qëlloj”, - ka deklaruar para inspektorëve të krimit kundër personit, autori i dyshuar që ndodhet në gjendje paraburgimi. Burimet nga policia konfirmuan se bashkëshorti 79-vjeçar është arrestuar menjëherë pas kryerjes së krimit dhe si provë materiale u bllokua një armë zjarri e llojit çifte, të cilën e posedonte me leje. Policia bëri të ditur se po mbledh të dhënat e domosdoshme për të nxjerrë përfundime mbi shkaqet që çuan në këtë krim brenda familjes, pranë Varrezave të Sharrës në kryeqytet.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›