E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakujdesia, humb jetën 18-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një makinë ka rënë mbrëmë në humnerë në aksin Tepelenë-Progonat dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit. Ndërsa në Durrës një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen nga përplasja me një makinë. Një 18-vjeçar nga qyteza e Sukthit në Durrës është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 22:00 buzë rrugës automobilistike në mes të Sukthit dhe Manzës. Policia dyshon se viktima Tofik Bishti, është përplasur nga një makinë e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të riut. Policia po heton versionin nëse 18- vjeçari është goditur aksidentalisht apo qëllimisht nga mjeti.

Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›