E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar zoti kryetar i Kuvendit, Te nderuar zoterinj deputete! Vij para jush në interpelancën e kërkuar nga deputeti Olldashi i Partisë Demokratike, në përmbushje të detyrimeve të mia ku

I nderuar zoti kryetar i Kuvendit, Te nderuar zoterinj deputete!

Vij para jush në interpelancën e kërkuar nga deputeti Olldashi i Partisë Demokratike, në përmbushje të detyrimeve të mia kushtetuese.

Z. Olldashi pyet: "Pas aksidentit tragjik të 14 tetorit, ku humbën jetën 16 gjimnazistë nga Malisheva, të cilët ktheheshin drejt Kosovës pas një vizite turistike në Shqipëri, a do të nxirrni përgjegjësitë tuaja dhe të administratës që ju drejtoni për këtë aksident dhe a do të ketë një reflektim apo korrigjim të strategjisë së Qeverisë për rritjen e sigurisë në aktet rrugore kombëtare, vecanërisht në segmentin Tiranë- Kukës", mbaron pyetja për të cilën z. Olldashi ka kërkuar interpelancë.

Më lejoni ta filloj përgjigjen me përshkrimin e dokumentuar të ngjarjes tragjike. Në datën 14 Tetor 2004, në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Bicajve, rreth orës 14 të drekës, si rezultat i përplasjes së autoveturës tip Mercedes-Benc, me targë SV 330604, drejtuar nga shtetasi shqiptar Nikoll Ndrec Qafaj, me një autobus të markës Setra me targa 283 KS 293, i drejtuar nga shtetasi kosovar Qazim Balaj, kanë gjetur vdekjen 16 fëmijë dhe të rinj nga Malisheva e Kosovës dhe janë plagosur 36 të tjerë. Kjo është tragjedia më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në rrugët e vendit tonë. Autobusi i fatëkeqësisë ishjte i dyti në radhë prej 6 autobusëve që formonin një varg duke udhëtuar drejt Kosovës.

Në vendin e fatëkeqësisë aksi rrugor ka një kthesë të padukshme, me gjerësi 10 përqind, të paralajmëruara nga tabelat vertikale të vendosura, por kjo gjë nuk është marrë parasysh nga drejtuesi i automjetit Mercedes Benc. Me shpejtësi tej normave të lejuara nga Kodi Rrugor dhe Sinjalistika paralajmëruese, me një terren me lagështi dhe pamje të kufizuar për shkak të mjegullës, autovetura tip Mercedes Benz është goditur me autobusin e parë dhe nga humbja e kontrollit është përplasur në mënyrë të papritur me autobusin e dytë "Setra".

Sipas dëshmive të mbledhura nga dëshmimtarë okularë në vendin e aksidentit, drejtuesi i autobusit të fatëkeqësisë ka tentuar të reagojë me sistemin e frenimit dhe të drejtimit, por nuk ka mundur të shmangë goditjen. Kjo ka bërë që autobusi të dalë në buzë të parapedit të betonit në krahun e djathtë, më tej të anohet dhe të përmbyset në shtratin e Lumit Fan, duke sjellë ato pasoja tragjike që tashmë dihen.

Me të marrë informacionin për aksidentin dhe për pasojat e tij, me urdhërin tim, në drejtim të qytetit të Pukës, janë nisur anëtarë të qeverisë, drejtues të lartë të policisë së shtetit, që kanë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së krijuar dhe reduktimin e mundshëm të pasojave të aksidentit të rëndë. Shërbimi i Policisë rrugore Pukë, në bashkëpunimi me pjesëtarë të tjerë të policisë së shtetit, me ndihmesën e popullatës së zonës, mori të gjitha masat e nevojshme për dhënien e ndihmës të plagosurve dhe transportimin e tyre drejt spitalit të qytetit të Pukës. Në të gjitha gazetat e përdishme dhe mediat e Kosovës është folur gjeresisht për fatëkeqësinë e ndodhur në aksin rrugor Pukë-Kukës dhe është vlerësuar angazhimi i qytetarëve, i Qeverisë Shqiptare, i policisë për veprimet e kryera dhe përpjekjet për reduktimin e pasojave të aksidentit. Kryeministri Bajram Rexhepi, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, ndryshe nga te tjerë këtu, falënderoi zyrtarisht dhe vlerësoi pikërisht këtë angazhim të qeverisë, të qytetarëve dhe të institucioneve publike shqiptare.

Më duhet të nëvizoj se vendi ku ndodhi aksidenti nuk konsiderohet pikë rreziku, pasi as parametrat dhe as historiku nuk vërtetonin më parë rrezikshmëri apo aksidente. Në Shqipëri, si në cdo vend të botës moderne ndodhin aksidente automobilistike, jo rrallë edhe për veprime apo mosveprime të strukturave apo institucioneve të shtetit, por aksidenti i Urës së Bicajve nuk përbën në asnjë mënyrë një rast ku mund të fajësohen strukturat e shtetit, për neglizhencë apo mosveprim.

Qeveria që unë drejtoj, duke thelluar reformen ne fushën e transporteve dhe vecanerisht ate te infrastruktures rrugore, i ka kushtuar rendesi te posacme rritjes se sigurise me qellim uljen e numrit te aksidenteve. Ne nentor te nje viti me pare, pra 2003, ka perfunduar nje studim i financuar nga Banka Boterore per percaktimin dhe eleminimin e pikave te rrezikut ne rruget tona nacionale. Nga ky studim jane evidentuar, shpallur dhe ka nisur puna per eleminimin e 180 pika rreziku, por ne to nuk perfshihet vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë.
Shqetesimi per numerin e larte te aksidenteve rrugore eshte i përligjur. Sjell ne evidence se vetem gjate 9 muajve te pare te ketij viti ne vendin tone kane ndodhur rreth 583 aksidente automobilistike me 215 persona te vrare, 147 te plagosur rende dhe rreth 400 te plagosur lehte. Per muajin Tetor, ne vendin tone kane ndodhur 76 aksidente automobilistike me 44 persona te vrare dhe 23 persona te plagosur rende. I sjell keto shifra ne vemendjen tuaj me dhimbje, me alarm qytetar dhe ekzekutiv, por edhe per te kuptuar karakterin e pandershem dhe tendencioz te interpelances, ku kerkuesi dhe koleget e tij opozitare asnjehere me pare nuk ishin shqetesuar per bashkekombasit e vet te aksidentuar, por tentojne te shfrytezoje per interesa dhe propogande politike ndjenjat patriotike te te gjitheve ndaj vellezerve tane kosovare.

Nderkaq, unë do të vazhdoj ta shftytezoj kete interpelance jo per perfitime politike, por per te bere nje raportim korrekt dhe konciz përballë Kuvendit, mbi gjendjen e sigurise rrugore, masat qe jane marre dhe po merren nga ana e qeverise per rritjen e sigurisë ne standartet e deshiruara.

Te nderuar zoterinj deputete,

Aktualisht ne rruget e vendit tone sot qarkullojne reth 250.000 mjete motorike te regjistruara, me nje ritem mesatar te rritjes se tyre rreth 11% ne vit, duke mos perfshire ketu nje numur te madh ciklomotoresh dhe mjete jomotorike te transportit.

Periudha kohore 2002-2004 eshte pa dyshim koha kur çeshtjet e sigurise se qarkullimit rrugor kane njohur vemendjen me te madhe nga ana e qeverise dhe prandaj janë ndermarre hapa te rendesishem per persosjen e bazave ligjore, institucionale, financiare etj, per trajtimin afatgjate dhe zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi.

Megjithese ekzistojnë nje numër faktoresh qe favorizojne aksidentet, edhe per rastin e Shqiperise vertetohet prevalenca e faktorit njerezor nder shkaqet e aksidenteve. Rastet e aksidenteve per shkak te gabimeve njerezore janë në peshë dërrmuese ne vendin e pare. Kjo vertetohet edhe nga fakti se pothuajse te gjitha aksidentet me pasoja te renda per jeten dhe shendetin kane ndodhur ne rruge te mira fushore dhe ne kushte shikueshmerie normale. Rrethet me më shume aksidente, ndryshe nga nje perceptim semplist qe i lidh ato me terrenin dhe gjendjen e rrugeve, jane Tirana, Durresi, Laçi, Fieri, Kavaja.

Si shkaqe te aksidenteve evidentohen:

- Ecja me shpejtesi mbi normat e lejuara te automjeteve - Perdorimi i pijeve alkoolike para dhe gjate drejtimit
- Mosrespektimi i distences se sigurise
- Parakalime te gabuara
- Mosrespektimi i rregullave te qarkullimit nga perdoruesit e tjere te rruges
- Qarkullimi i mjeteve me te meta teknike
- Mangesite e rrjetit rrugor

Rezulton qe aksidentet rrugore per gabime njerezore te drejtuesve te mjeteve dhe perdoruesve te tjere te rruges janë 95 % e të gjitha rasteve. Per 9-mujorin 2004 kjo shirer eshte 97.5 %. Per te meta teknike dhe per faj te rruges numri i aksidenteve eshte me pak se 1%.
Nga kontrollet e policise rrugore rezulton se vetem 15% e drejtuesve te mjeteve e perdorin rripin e sigurise, i cili redukton ne nje mase te madhe shkallen e demtimit te njerezve ne aksidentin rrugor.

Duhet te theksoj gjithashtu qe rritja e numrit te automjeteve dhe permiresimi i gjendjes se rrugeve eshte shoqeruar me nje ritje akoma me te madhe te shkalles se levizshmerise se njerezve, duke cuar ne nje dyfishim te volumit te trafikut ne akset kryesore rrugore per nje periudhe dy tre vjecare, gje qe eshte nje faktor favorizues per aksidentet rrugore.

Ne aksin rrugor Fushe Kruje - Milot para rikonstruksionit qarkullonin 4,500 mjete ne 24 ore, ndersa pas rikonstruksionit qarkullojne 9,000 mjete. Ne aksin Durres - Rrogozhine - Lushnje, para rikonstruksionit, qarkullonin 6,000 mjete ne 24 ore, ndersa tani qarkullojne 11,500 mjete etj fakte që provojnë këtë tendencë.

Konkluzione te analizes se aksidenteve për një periudhë disa vjecare na sjellin në shqyrtimin e shkaqeve dhe të përfundimeve të mëposhtme:

- Numri i aksidenteve per 10,000 mjete dhe numri i te vdekurve prej aksidentit ne dy vitet e fundit eshte pergjysmuar krahasimisht viteve 1992-1997 dhe rreth 22% me e ulet se periudha 2000-2002.

- Pjesa dermuese e aksidenteve, sic e thashe me siper, ne masen 95-97.5%, ndodhin per gabime njerezore te drejtuesve te mjetit dhe te kembesoreve, pra per mangesi te theksuara ne edukaten rrugore, ku shkaqet kryesore janë shpejtesia tej normave te lejuara dhe konsumimi i pijeve alkolike ne timon.

- Nje perqindje e madhe aksidentesh (44-48%) ndodhin nga drejtues mjeti me eksperience drejtimi 0-5 vjet.

Ne kemi përcaktuar politika dhe masat per permiresimin e sigurise rrugore. Ndonese problemet e sigurise dhe qarkullimit rrugor kane lindur shume vite me pare, ato jane futur ne programet qeveritare te nderhyrjes emergjente dhe afatgjate vetem ne 2-3 vitet e fundit.

Qe nga viti 1992 e deri ne vitin 1998 nga administratat e rrugeve nuk eshte bërë pothuajse asgje per sinjalizimin dhe sigurine rrugore. Ne periudhen 1998 - 2002 kemi nje kthese te rendesishme per sinjalizimin dhe sigurine rrugore duke ndertuar rruge te reja ne standartet qe kerkon Kodi modem rrugor europlan.

Qe prej vitit 2003, nepermjet vendimeve dhe urdheresave te posacme eshte ndaluar kategorikisht miratimi i proj ekteve per ndertimin dhe rikonstruksionin e rrugeve kombetare qe nuk jane te shoqeruar me sinjalistiken ne perputhje me standartet perkatese.

E njejta zgjidhje eshte zbatuar dhe per elementet e domosdoshem per funksionimin normal te rruges dhe rritjen e shkalles se sigurise rrugore sic jane mbikalimet, nenkalimet, rruge paralele dytesore, hyrje-daljet në akse nacionale, etj.

Ne zbatim te kësaj politike, ne vitet 2003-2004 dhe tani në 2004-2005 me projektbuxhetin e ri, Ministria e Transportit per here te pare vendosi ne buxhetin e menaxhuar prej saj, nje ze te vecante per sinjalitiken dhe sigurinë rrugore.

Ne keto vite, per here te pare buxheti i mirembajtjes se rrugeve i Drejtorise se Pergjitheshme te Rrugeve perdori ronde te konsiderushme per vendosjen e sinjalistikes horizontale dhe vertikale fosforeshente, si dhe elemente te tjere te sigurise rrugore sic jane barierat metalike, barierat e betonit etj.

Ne kete kuader u plotesuan me sinjalistike vertikale dhe horizontale segmentet:
- Viti 2003: Tirane-Sukth, Fushe Kruje-Lezhe, Durres- Rrogozhine, Rrogozhine-Peqin, Rrogozhine -Lushnje, Gjirokaster-Kakavije.
- Viti 2004: Tirane-Elbasan, Librazhd-QafeThane, QafeThane- Pogradec, Jorgucat-Sarande, Lezhe-Shkoder, Shkoder- Murriqan, Lushnje-Fier.

Bazuar ne normat e Kodit Rrugor te Republikes Shqiperise, nevojat vetem per sinjalistike reflektive jane rreth 500 milion leke per te gjithe rrjetin rrugor shteteror.

Kujtoj se vetem qe rruget tona te arrijne standartet nderkombetare te sinjalistikes dhe te sigurise, duhen shpenzuar 65 milione euro. Ky vleresim eshte kryer nga eksperte shqiptare, ne bashkepunim me partneret tane nderkombetare. Te gjithe e kuptojme se nje investim i tille do te ishte i veshtire te kryhej ne nje vit te vetem buxhetor. Per kete arsyre ne bashkepunim me Banken Boterore prej dy vjetesh, pra edhe kete e kemi here jo per shkak te kesaj interpelance, kemi nisur projektin e garantimit te sigurise rrugore sipas standarteve bashkekohore, i pari i ketij lloji ne vendin tone.

Ky projekt eshte perpjekja e pare serioze per ta trajtuar problemin e sigurise rrugore ne menyre te plote dhe shterruese. Identifikimi i 180 pikave te rrezikut ne te gjithe rrjetin e rrugeve kombetare, eshte nje arritje tjeter reale e projektit. Brenda vitit te ardhshem do te eleminohen 60 pika rreziku ose 30% e totalit me nje financim te Bankes Boterore.

Ministria e Transporteve ka perfshire ne projekt-buxhetin e vitit 2005 financimin e mjaftueshem per mënjanimin e te gjitha pikave te rrezikut qe mbeten. Objektivi eshte qe me akordimin e fondit, brenda vitit 2005 te perfundoje projektimi dhe punimet per eleminimin e ketyre pikave. Kosto per kete llogatitet ne rreth 6 milion dollare.

Pervec sa u tha me siper, per vitin 2005, edhe per permiresimin e sigurise ne aksin Durres-Kukes jane parashikuar fonde te mjaftueshme per rinovimin dhe permiresimin esencial te sinjalitikes vertikale dhe horizontale, ne segmentet me te domosdoshme te ketij aksi, i cili do te trajtohet me prioritet dhe per mjetet mbrojtese anesore. Eshte vleresuar se kostoja e nje nderhyrjeje permiresuese minimale me barriera metalike ne këtë aks, per vitin 2005 do te jetë 150 milion leke.

Te nderuar deputete,

Per te kthyer rruget tona ne cilesine dhe standartet europiane duhen rreth 2.2 miliarde Euro. Vetem pak dite me pare u be i njohur nga ana e Qeverise dhe partnereve tane nderkombetare Plani Kombetar i Transporteve ku transporti rrugur ka peshen kryesore. Ky plan i hartuar nga eksperte nderkombetare dhe nga më të mirët vendas, prioritizon nderhyrjet e qeverise dhe te sipermarrjes private ne sistemin rrugor, si ne drejtim te ndertimit dhe ne drejtim te mirembajtjes. Shtrirja e ketij plani ne disa vite, nga analizat e faktorëve që shkaktojnë më shpesh aksidente, ka kërkuar një tjetër lloj ndërhyrjeje në rritjen e sigurisë rrugore, ate prane drejtuesve te automjeteve.

Mjafton tu bej me dije se ne funksion te parandalimit te aksidenteve automobilistike gjate vitit 2004, nga sherbimet e policise rrugore jane dhene per kundravajtje te ndryshme rreth 350.000 masa administrative kryesore (gjobe), jane marre si mase plotesuese dhe pezulluar reth 3.500 leje drejtimi (patenta) me afate te ndryshme, si dhe jane bllokuar rreth 8000 mjete motorike.

Jeta e shtetasve eshte teresisht prioritet i prioriteteve per Qeverine qe unë drejtoj, ndaj dhe ne fushen e sigurise rrugore kemi hartuar dhe miratuar Planin e Veprimit per vitin 2004- 2005 ne Komitetin Nderministror te Sigurise Rrugore. Ky plan synon nje pune me rezultative dhe konkrete ne drejtim te sigurise se levizjes dhe qarkullimit te perdoruesve te rruges, duke percaktuar njekohesisht organizmat pergjegjese dhe aktivitetin specifik te partneritetit bashkepunues prioritar. Ministria e Rendit Publik nderkohe sapo ka perfunduar nje projekt plan per te bërë rivleresimin e deshmive te aftesise se drejtimit te mjeteve, duke filluar nga shoferet e autobuzave, mikrobuzave, trajlerave dhe ne vazhdim edhe te gjithe automjeteve te tjera.

Me kete rast perfitoj te theksoj, pa anashkaluar aspak, siç edhe deshmova, pergjegjesine e ekzekutivit, domosdoshmerine e nje aktiviteti më proactive te shoqerise civile, medias e keshtu me radhe ne drejtim te vetdijesimit te qytetareve per uljen e numrit te aksidenteve, te kulturimit te drejtuesve te automjeteve, por edhe te kalimtareve. Shkolla ne kete drejtim duhet te beje me shume, pa dyshim. I gjithe ky aksion duhet te konsiderohet nga të gjithë si nje pjese e rendesishme e perafrimit tone me Europen e Bashkuar.

Ju faleminderit!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›