Sot para dite nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u zhvillua mbledhja e Komisionit Ndërministror të Mbledhjes se Armeve. Në këtë mbledhjen përveç anëtarëve te ketij komis
Sot para dite nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle u zhvillua mbledhja e Komisionit Ndërministror të Mbledhjes se Armeve.
Në këtë mbledhjen përveç anëtarëve te ketij komisioni morën pjesë edhe të ftuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, Drejtoria e Rendit dhe Sigurise Publike, Prefektet e Drejtorite e Policise ne Prefektura, Kryetaret e Qarqeve, Drejtoritë Arsimore ne Prefektura, specialiste të armatimit ne Drejtorite e Policise ne Prefektura, perfaqesues te sektorit te Mbledhjes dhe Grumbullimit te Armeve ne MRP etj.
Në takim u bë analiza e punës së bërë nga strukturat shtetërore që ngarkon ligji për mbledhjen e armëve dhe municioneve luftarake, arritjet e mungesat.
Zëvendëskryeministri Namik Dokle në fjalën e tij vuri në dukje arritjet nga takimi i përbashkët i zhvilluar në Prefekturën e Durrësit në mars të këtij viti. Pas takimit të Durresit, theksoi Ai, nga masat e marra është bërë e mundur të mblidhen: 8.204 armë të ndryshme, 1.071.981 copë municione të ndryshme dhe 63.425 copë municione xheniere. Ndërsa për gjithe periudhën mars 1997- tetor 2004, janë mbledhur: armë të ndryshme 217.001 copë, municione të ndryshme 117.314.438 copë dhe municione xheniere 1.536.997 copë. Por, këto rezultate do të ishin më të larta në qoftë se komisionet e mbledhjes së armëve pranë Prefekturave, që janë autoriteti më i lartë që ndjekin në vazhdimësi këtë proçes, do të ishin angazhuar më tepër për realizimin e detyrave të parashikuara në ligj.
Zëvendëskryeministri Dokle u shpreh se ende ekzistojnë sasi të konsiderueshme armësh pa leje në duart e popullsisë, faktor ky që ka bërë të mundur edhe praninë e krimit me armë zjarri e sidomos krimi brenda familjes, megjithëse ky lloj krimi ka patur ulje te ndjeshme, nga 27% e krimeve të kryera në vitin 1997 në 7. 2% për periudhën janar-gusht 2004.
Në vijim z. Dokle nënvizoi se procesi i mbledhjes së armëve sa vjen dhe po vështirësohet, sepse sa me shume pakësohen, aq më vështire dorezohen ato. Armët tashmë jo vetëm fshihen, por edhe groposen. Të gjithë jemi në dijeni se periudha e veprimit të ligjit për dorëzimin vullnetar po ngushtohet (kanë mbetur vetëm 6 muaj), per rrjedhoje kërkohet një angazhim më i madh i të gjitha strukturave të policisë së shtetit dhe më gjerë, si në thithjen e informacionit për personat që mbajnë armë pa leje, me preçedentë penalë (gjakmarrje, hakmarrje), fshehjen dhe groposjen e tyre, ashtu dhe përfshirjen e të gjitha strukturave të policisë së shtetit në këtë proces.
Zoti Dokle u ndal edhe te format e reja që duhen përdorur për realizimin e këtij procesi. Policia e shtetit, u shpreh ai, e cila mbledhjen e armëve e ka detyrë ligjore, herë pas here ka përdorur forma e metoda te reja të cilat kanë çuar në rritjen e rezultateve si pasojë e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, në kuadrin e së cilës do të përmendja veprimtarinë e Dhomës së Tregtisë të Tiranës të realizuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe shembullin e Lezhës për zbatimin e nismës "një armë e mbledhur, një krim më pak". Jane inkurajuar dhe nisma te tilla si dorëzimi nga çdo inspektor rendi e krimi zone jo më pak se 2-3 armë në muaj; caktimin e një sasie armësh mbi bazën e ecurisë së deritanishme të procesit të mbledhjes së armëve në çdo Drejtori e Komisariat Policie, gjë e cila në muajin shtator çoi në mbledhjen e 3217 armëve dhe një sasie të konsiderueshme municioni, ku u dalluan Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës, Dibër, Gjirokastër, Fier dhe Shkoder etj.
Detyra e shtruar kohët e fundit, që çdo Komisariat Policie në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e qeverisjes vendore, të gjykatave dhe prokurorisë, vazhdoi më tej zëvendëskryeministri Dokle, për të vepruar kryesisht në fshatrat (zonat) më problematike për armëmbajtje pa leje, po jep rezultate, por ajo duhet shoqeruar me komunikimin e vazhdueshëm te Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë me institucionin e Prefektit për ecurinë e mëtejshme të ketij procesi sa ligjor dhe human.
Zëvendëskryeministri kërkoi një kontribut me intensiv për periudhën e mbetur të këtij procesi. Kjo do të bënte të mundur, nënvizoi Ai, që mbledhja e armëve të merrte një karakter gjithëpërfshirës dhe do të ndikonte pozitivisht edhe tek ajo pjesë e komunitetit që heziton për të dorëzuar armët pa leje. Jane per t'u pershendetur shembuj te tille si ai i priftit të Kishës së Bushatit, zotit Dom Marjani me një grup fëmijësh duke vajtur fshat më fshat dhe shtëpi më shtëpi dhe duke kërkuar dorëzimin e armëve që mbaheshin pa leje në emër të jetës dhe zotit arriti të mbledh për muajin shtator - tetor 30 armë dhe 6 mijë cope municionesh të ndryshme, ai i Kryetarit të Komunes Pult qe mblodhi 30 armë, ai i Bushatit 40 armë, Vig –Mnele 25 armë, ai i Bashkisë Koplik 15 armë etj. Po keshtu Kryetari i Komunës Perondi Berat, i cili vetëm në muajin shtator nga 45 armë që mblodhi Komisariati i Kuçovës, 20 janë mbledhur prej tij, duke nënvizuar se se këto rezultate jane minimumi i mundësive që kanë strukturat e qeverisjes vendore për këtë proces.
Në vijim z.Dokle theksoi forcimin e nivelit të bashkëpunimit, sidomos të strukturave të Kryetarit të fshati (lagje) dhe inspektorit të rendit dhe krimeve. Shkëmbimi i informacioneve për personat që mbajnë armë pa leje është i ulët sepse mungon besimi reciprok midis tyre. Bashkëpunimi me Drejtoritë Arsimore dhe ato të shkollave, megjithëse ka qenë baza e aktiviteteve sensibilizuese për këtë problem, nuk është ngritur në nivelin e dëshiruar.
Ministria e Rendit Publik në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër, strukturat e qeverisjes vendore e drejtoritë e shkollave, ka përgatitur një dokumentar mbi procesin e mbledhjes së armëve dhe i është dërguar Drejtorive të Policisë dhe televizioneve lokale. Do të ishte në interes që ato të shfaqen në të gjitha qytetet, të shoqëruara me biseda në studio ku të marrin pjesë përfaqësues të pushteti vendor, policisë etj, shtoi zoti Dokle.
Gjatë kësaj periudhe, theksoi më tej zoti Dokle, nga Komisioni Ndërministror i Mbledhjes së Armëve janë ndjekur dhe zbatuar detyrat e Programit Vjetor të punës së tij. Keshtu ka përfunduar hartimi i Strategjisë Kombëtare për, "Kontrollin e armëve të vogla të lehta", dhe jemi në fazën e dhënies së mendimeve nga Ministritë përkatëse. Eshtë përgatitur projektligji për një ndryshim të nenit 278 të Kodit Penal për rritjen e minimumit të dënimit për armëmbajtje pa leje ku parashikohet qe dënimi me gjobë deri në 7 vjet të rritet në jo më pak se 3 muaj deri 7 vjet heqje lirie, ndryshim i cili do të bëhet në kuadër të ndryshimeve të Kodit Penal.
Në mbledhje u përcaktuan edhe detyra për të ardhmen me qëllim përfundimin me sukses të këtij aksionit të madh të grumbullimit të armëve, për periudhën e mbetur deri në 31 maj 2005.