Mbështetësit e Topit reagojnë pas përjashtimit nga lista: Berisha u hakmor ndaj nesh

Biberaj, Zogaj dhe Gjergji ndihen të pavlerësuar për kontributet në PD
Lista e emrave të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, të bëra publike nga kryeministri Berisha, i cili njëkohësisht është dhe kryetari i kësaj partie, ka sjellë dhe pakënaqësitë e para në grupin e PD. Lista e vitit 2009 ka lënë jashtë ose në vende të pafavorizuara të ashtuquajturit grupi i presidentit Bamir Topi, të cilët ndryshe njihen dhe si pakica bllokuese brenda grupit parlamentar demokrat. Pal Dajçi, Aleksandër Biberaj, Sali Shehi dhe Preç Zogaj, ky i fundit njëkohësisht është deputet i rrethit të Lezhës dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm, nuk janë përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike.Të etiketuar si përkrahësit e Topit, kanë marrë ndëshkimin nga kryetari dhe kryesia e PD-së, për të mos qenë pjesë e listës së saj për zgjedhjet. Por ka pasur edhe nga ata deputetë, të cilët kanë mbetur të pakënaqur nga renditja në këtë listë, renditje e cila nuk u krijon shanse atyre për të fituar si deputetë, ku përfshihen emrat e ish-ministrit të Kulturës Bujar Leskaj, i cili është renditur i shtati në listën e kandidatëve në qarkun e Vlorës, gjithashtu dhe dy kandidatët e qarkut të Durrësit, Ndriçim Babasi dhe Sami Gjergji, që janë renditur respektivisht në vendin e tetë dhe të nëntë. Ndërsa më fatlumi i këtij grupimi, ka qenë deputeti aktual i rrethit të Peqinit Dashnor Sula, i cili është renditur i pesti në qarkun e Elbasanit ku mundësitë për të fituar janë më të mëdha. Vetë kryeministri Berisha, njëkohësisht dhe lideri i PD, e ka cilësuar si të domosdoshëm largimin e disa prej figurave të vjetra dhe përfshirjen e disa elementëve të rinj siç janë aktorja e njohur Rajmonda Bulku, ish futbollisti i Flamurtarit të Vlorës dhe i kombëtares Kreshnik Çipi si dhe ish- futbollisti i Tiranës, Indrit Fortuzi. Ky veprim është cilësuar nga një pjesë e këtyre deputetëve, si i pamoralshëm dhe si një veprim që bie ndesh me parimet demokratike brenda Partisë Demokratike. Sipas tyre, nuk është pyetur baza dhe nuk është respektuar zgjedhja e tyre. Ata mendojnë se ky veprim është bërë nga lideri Berisha për hakmarrje ndaj këtyre deputetëve dhe anëtarëve të PD, të cilët njihen dhe si përkrahës të presidentit Bamir Topi. Aleksandër Biberaj, Preç Zogaj si dhe ish- deputeti Sami Gjergji, kanë reaguar menjëherë për pakënaqësinë e tyre në lidhje me mospërfshirjen në listën e kandidatëve të djathtë. Ata kanë akuzuar publikisht mungesën e transparencës në përgatitjen e këtyre listave. Biberaj e ka quajtur listën e kandidatëve të djathtë klanore, ndërsa Zogaj e ka lidhur këtë veprim me arsyen se ishte shumë i lidhur shpirtërisht dhe politikisht me qytetin e Lezhës dhe se kërkonte të vazhdonte punën e nisur si deputet i asaj zone. Ai nuk pranoi të kandidonte në qarkun e Shkodrës, pasi ishte i shtati në këtë listë, por preferoi ti bashkëngjitej listës së partisë së Spartak Ngjelës Ligj dhe Drejtësi. Sipas tij, kjo është hera e dytë që ndodhin këto probleme ndërmjet tij dhe Sali Berishës. Hera e parë ka qenë në vitin 1992, ku një peticion prej 11 mijë firmash i bërë nga qytetarët e Lezhës u hodh në kosh të plehrave nga kryesia e atëhershme e PD. Si Zogaj dhe Biberaj kanë deklaruar se do të qëndrojnë si pjesë e Partisë Demokratike për ta reformuar atë. Ndërkohë që ish-deputeti, Gjergji aktualisht i nënti në listën e emrave në qarkun e Durrësit dhe i njohur si një nga përkrahësit e presidentit Topi, është dorëhequr dje nga lista e kandidatëve, duke e lidhur këtë dorëheqje me mungesën e vlerësimit të kontributeve në Partinë Demokratike.