Topalli: Dade dhe Leskaj, në afera mafioze me Ramën

Kryesia e PS, e implikuar në lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës
Nënkryetarja e Partisë Demokratike ka sulmuar ashpër grupin parlamentar të Partisë Socialiste, i cili sipas saj është thjesht një ekip i lejeve të ndërtimit të dhëna në mënyrë të jashtëligjshme nga kryebashkiaku dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama. Sipas saj nuk je pjesë e grupit parlamentar të kësaj force politike, nëse nuk je pjesë e studiove, e rrugëve dhe e godinave. Sulmi i kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli është ndalur në emra konkret socialistësh, të cilët janë të përfshirë në aferat korruptive të lejeve të ndërtimit dhënë nga Bashkia e Tiranës. Topalli ka theksuar se partia Socialiste që ne shohim është trusti i interesave të 15%, i betonit dhe i lejeve të ndërtimit. Identiteti i Tiranës ka qenë Dajti, Kulla e Sahatit, Xhamia dhe Skënderbeu. Ndërsa ditët e sotme, sheh kullat e Fidel Yllit, kandidatit për deputet. Ne nuk jemi trust betoni, i 15%.Vazhdo në Dajt, tek pallatet e djemve të Arta Dades. Shkojmë tek rruga e Stacionit të Trenit, që ka kohë që nuk rregullohet dhe kjo ndodh sepse riparimi i rrugëve është marrë nga Koço Kokdhima, firma tjetër e prodhimit, si motër e Zërit të Popullit. Shkojmë tek anulimi i projektit të çerdhes për fëmijë, tek Ali Demi, ku ishte parashikuar të bëhej kopsht, i cili u zëvendësua me pallatet e Valentina Leskaj. Ndërsa i shoqi i Mimoza Hafizit, është edhe ai firmë ndërtimi. I shoqi i Ledi Shamkut, ka marrë të gjitha lejet e ndërtimit, theksoi Topalli gjatë debatit të saj televiziv. Gjithashtu, nënkryetarja e PD-së ka kritikuar ashpër edhe mungesën e emrit të kryesocialistit Rama në listën e kandidatëve për deputet të partisë Socialiste. Këtë mungesë, Topalli e ka lidhur me frikën që sipas saj Rama ka dhe qëndron i fshehur pas bashkisë. Ta lësh autobusin pa timonier e ti hedhësh të tjerët në humnerë e vet të fshihesh në zyrën e bashkisë. Është i njëjti standard i përdorur në mënyrën si të bëhet lista, gjatë gjithë zgjedhjeve. Në listën e PS mungon kryetari i partisë. Gjatë kësaj periudhe dëgjoj disa vajza të reja që dalin në emër të PS dhe flasin e kanë dëshirë të thonë lider i PS, lider do të thotë të drejtosh. Një kryetar që nuk kryeson në listë nuk është kryetar, nuk ka ndodhur ndonjëherë që ato fshihen pas bashkisë. Pse nuk drejton listën? Pse i lë ato në fushë vetëm? Të jesh pa kryetar do të thotë se je frikacak dhe ke frikë dhe e di paraprakisht se je humbës, ky është anormaliteti më i madh, është një gjë ti thuash vetes lider, tjetër gjë të fshihesh, theksoi ajo. Nënkryetarja e PD-së ka reklamuar prurjet e reja në lisat e kësaj partie dhe nuk përmend emrat e të përjashtuar nga këto lista, të cilët kanë kontribuar prej vitesh në këtë parti. Sipas saj PD synon të marrë rreth 76 deputetë së bashku me koalicionin. Largimi i Pal Dajçit dhe Sali Shehit, sipas saj është bërë në lidhje me rinovimin e listës. Lista është aq sa është nëse nuk do i rinovonim nuk do të ishim këto që jemi. Berisha prej 15 vitesh që ne punojmë ka një fiksim për të rinjtë, i beson pafundësisht të rinjve i jep shanse atyre. Them se bën mirë, i jep shans, i jep mundësi. Më shumë se secili prej nesh, nënvizoi Topalli. Sipas saj, listat që ka paraqitur PD kanë ardhur si rezultat i mendimit dhe përpjekjeve për të gjetur më të mirën e gjithë të mirave. Ideja e rinovimit e sjelljes së freskisë, ato që dinë të ndërmarrin sfida dhe që kanë një pjesë të rëndësishme të këtij shndërrimi, theksoi kryetarja e Parlamentit duke veçuar këtu emra si Florain Mima dhe Viktor Gumi. Përsa i përket Kosta Barkës dhe Spiro Kserës, Topalli është shprehur e bindur për një fitore të mundshme, duke i vlerësuar këta të dy si njerëz që kanë jetuar më pranë elektoratit të tyre.