E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje kompani spanjolle do te kryeje regjistrimin e pronave ne zonen e Bregut

Vlore-Sarande OSBE-ja ka permbyllur fazen e prokurimit. Pas procesit do te shperndahen tapite e tokave qe do te njihen nga shteti.

Problemi i pronesise ne zonen e bregdetit mund te marre nje zgjidhje perfundimtare brenda vitit 2011. Projekti i regjistrimit te pronave ne kete zone te jugut te Shqiperise eshte fituar se fundmi nga nje kompani spanjolle e cila do te dorezoje ne fund te 2011-s prane autoriteteve shqiptare nje dosje dokumentare te dhenash. I sponsorizuar nga OSBE-ja procesi ne fjale eshte paralajmeruar disa muaj me pare nga ministri i Jashtem i Greqise Dimitris Droutsas i cili ka shprehur me kete rast interesin direkt te ketij shteti ne kete ceshtje. Nderkohe rendesi ka edhe menyra e organizimit te regjistrimit dhe perfshirja ne te e te gjithe asetit pronesor qe zoterohet ne kete pjese te vendit. Keshtu burime nga drejtues te Shoqates Bregdeti kane deklaruar per gazeten Shqip se ne proces do te merret ne konsiderate dhe shqyrtim jo vetem toka bujqesore por edhe trojet shtepite dhe ndertimet me nje fjale e gjitha pasuria e patundshme e kesaj zone. Sipas asaj qe eshte bere e njohur firma pritet te mberrije ne Shqiperi ne mesin e muajit nentor dhe do te vijoje punen deri ne fund te vitit tjeter. Teknikisht procesi do te zbatohet permes njoftimeve publike kontakteve me te gjithe pronaret te cilet do te depozitojne dokumentacionin qe zoterojne dhe qe me pas do te perpunohet ne funksion te hartimit te nje regjistri te plote te plotesuar me harta dhe shifra konkrete. Ajo qe ka rendesi thelbesore ne te gjithe kete ceshtje eshte roli i shtetit shqiptar i cili duket se te dhenat e perftuar ne terren nga kompania spanjolle do ti njohe ne rruge zyrtare per te pajisur mandej pronaret e evidentuar me vertetime pronesie. Drejtues te Shoqates Bregdeti deklaruan se kete vertetim do ta leshoje ne finale Zyra e Regjistrimit te Pasurise ne Vlore qe eshte edhe qarku pergjegjes. E paqarte mbetet se si do te zgjidhen problemet qe ekzistojne per shkak te proceseve gjyqesore apo edhe vendimeve te dhena deri me tani nga shteti shqiptar i cili permes akteve te veta jo rralle here ka shkaktuar mbivendosje juridike qe ne vend te zgjidhjes se konflikt e kane thelluar ate. Gjithsesi zona e bregdetit paraqet specifikat e veta dhe regjistrimi me nderhyrje nga jashte sikurse po ndodh aktualisht merr nje kuptim politik per sa kohe qe ajo perfaqeson piken e forte te turizmit shqiptar qe priret te transformohet ne sektore me peshe te madhe ne ekonomine e vendit. Nje produkt i prekshem nga projekti i vene ne jete nga OSBE-ja do te jete edhe drejtimi qe do te marre situata e krijuar ne Kakome ku ceshtja e pronesise eshte problemi me i thelle qe mban te ndezur tensionin. Ne pikepamje ligjore vertetimi i ri i pronesise permes deklarimit te dokumentacionit pra sipas parimit te kthimit te saj te pronari legjitim jo vetem shenon nje praktike te deformuar ne Shqiperi por e zbyth efektin praktik te ligjit 7501 te pakten ne kete pjese te territorit. Ky eshte nje precedent me rendesi dhe mbetet per tu pare nese nje praktike e kesaj natyre do te gjeje jehonen e vet edhe ne pjese te tjera te Shqiperise ku ligji 7501 ka krijuar ferkime sociale por edhe probleme juridike. Se fundmi legalizimi i pasurive te patundshme ne bregdet me siguri qe do te sjelle rritjen e cmimeve te trojeve qe aktualisht mbeten relativisht te uleta per shkak te informalitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›