Tritol kryekomunarit për lejet e ndërtimit
14/02/2012 Në Dajt
TIRANË- Një sasi e vogël tritoli, rreth 70 deri në 80 gramë është vënë në shtëpinë e kryekomunarit të Dajtit, ndërsa nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia po heton në disa pista, ndërsa më e besueshmja deri më tani për ekspertët mbetet ajo e disa problematikave për lejet e ndërtimit të disa pallateve. Nga burimet policore mësohet se shërbimet e Komisaratit Nr.4 rreth orës 04.15’, të ditës së djeshme morën njoftim se në banesën e shtetasit Kujtim Qefalia, me detyrë Kryetar i Komunës Dajt, është vendosr një sasi lënde ekspolizive. Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ekepertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialistë të Hetimit të Krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale. Antiterrori është përjashtuar nga hetimet, të cilët i kaluan atyre të Hetimit të Krimit. Disa leje apo sheshe ndërtimi dyshohet si motivi kryesor, por nuk përjashtohen shkaqe të tjera që kanë lidhje me funksionin e kryekomunarit. Nga shpërthimi me lëndë ekplozive nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intesivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona.