E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngul thikën vetes, se nuk bëri dot celebrimin

Një 21-vjeçare nga fshati Galinë i Beratit ka tentuar të vrasë veten me thikë dje. Policia lokale njoftoi se Manushaqe Xhindi ka qëlluar veten me thikë pas një grindjeje më bashkëshortin. Debatet mes çiftit, sipas vjehrrës së 21-vjeçares, kanë ardhur pasi kjo e fundit, pas disa vitesh martesë, ka kërkuar nga i shoqi të bënin celebrimin. Disa herë me radhë tentativat e të resë kanë degjeneruar në grindje mes çiftit, madje ajo ka tentuar më parë të vetëhelmohet. Dje, duke mos arritur dot qëllimin e saj, 21-vjeçarja ka përdorur thikën për t‘i dhënë fund jetës. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ajo ka goditur veten dy herë me thikë në kraharor. Të afërmit e burrit kanë vënë re se diçka jo e zakonshme po ndodhte në dhomën e çiftit dhe kur kanë shkuar aty, kanë gjetur të shtrirë nusen. Menjëherë prindërit e djalit e kanë marrë 21-vjeçaren dhe janë nisur për në spitalin rajonal të Beratit, ku asaj i është dhënë dhe ndihma e nevojshme. Burime nga reparti i kirurgjisë pohojnë se e reja është nën kurim intensiv, jashtë rrezikut për jetën. Por gjendja e saj shpirtërore e mendore është tepër e rrënduar. Të mërkurën ishte një grua nga Ballshi që përdori thikën për të vrarë veten, por fatmirësisht shpëtoi gjallë pas kësaj tentative.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›